Rama në Itali/ Gati për firmosjen e marrëveshjes për pensionistët shqiptarë

Kryeministri Edi Rama është takuar këtë të premte me ministrin e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Italisë, Antonio Tajani.

Në një postim të bërë në Facebook, Rama ka njoftuar se është drejt finalizimi i firmosjes së Marrëveshjes për pensioneve të shqiptarëve në Itali.

“Kryeministria – Me Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Italisë, Antonio Tajani .
Dhe me lajmin e mirë se më në fuuuund jemi gati për firmosjen e Marrëveshjes së shumëpritur të Pensioneve të shqiptarëve në Itali”, shkruan Rama./e.t