Rikthehen reshjet e dëborës në zonat malore, ARRSH apel drejtuesve të mjeteve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sot janë rikthyer reshjet e dëborës në zonat malore të vendit. Sipas Autoritetet Rrugor Shqiptar, në aksin Ura e Zapodit-Shishtavec dhe në Bogë-Theth gjatë ditës së sotme ka pasur reshje dëbore me intensitet mesatar.

Mjetet borëpastruese kanë bërë pastrimin e rrugës nga dëbora dhe shpërndarjen e kripës për të evituar ngricat gjatë natës. Ndërkohë që qarkullimi kryhet pa probleme, ARRSH u bën thirrje drejtuesve të mjeteve që të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë.

“Drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet e mësipërme me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore”, thuhet në njoftimin e ARRSH./e.t

Të fundit

Elena Kocaqi: Politika shqiptare vuan nga mungesa e burrërisë

Kryetarja e Aleancës Kombëtare Shqiptare, Elena Kocaqi, ka komentuar përplasjen e fundit për mandatin e vetëm të “Nisma Shqipëria...

Rama me ndryshime, Ristanit i ngarkohet detyra e re

Në mbledhjen me dyer të mbyllura të zhvilluar pasditen e sotme, mësohet se kryeministri Edi Rama ka kërkuar që nga 4 nënkryetarë që ka...

Kurti: Këtë fundjavë do të kemi lajmin final

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se partia e tij ka gatishmëri për të bashkëqeverisur me Nismën...

Publikoi letrën e turpshme të Trump, Shtëpia e Bardhë përjashton gazetën

Shtëpia e Bardhë ka përjashtuar Wall Street Journal nga grupi i mediave që do të mbulojnë udhëtimin e presidentit Donald Trump në Skoci këtë...

Dumani shkarkoi Krajën, Murrizi: Kanë bërë sherr për BKH-në

Deputeti Myslim Murrizi ka reaguar në rrjete sociale pasi kreu i SPAK, Altin Dumani, shkarkoi nga posti i Drejtorin me Marrëdhëniet me Jashtë, Arben...

Lajme të tjera

Web TV