Studimi: Era e lotëve të grave i bën burrat më pak agresivë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Burrat janë më pak agresivë pasi nuhasin lotët e grave, sipas një studimi të botuar në PLOS Biology.

Hulumtimi, i kryer nga Instituti i Shkencave Weizmann në Izrael, zbuloi se lotët e njeriut përmbajnë një sinjal kimik që redukton aktivitetin në dy rajone të trurit të lidhura me agresivitetin.

Studimet e mëparshme me brejtës zbuluan se lotët e minjve femra pakësojnë grindjet midis minjve meshkuj. Shkencëtarët thanë se studime të tjera tregojnë gjithashtu se nuhatja e lotëve redukton testosteronin.

Pasi mblodhën lot nga gjashtë vullnetare femra që panë filma të trishtë, studiuesit ekspozuan dhjetëra burra ndaj lotëve ose një lëngu të kripur. Ata nuk mund të bënin dallimin midis lëngjeve pasi të dy janë të tejdukshëm dhe pa erë.

Burrat më pas luajtën një lojë kompjuterike, e përdorur në studime të tjera mbi agresivitetin (në lojë ata mbledhin para, ndërsa kundërshtari në lojë përpiqet t’ia vjedhë). Pasi nuhatën lotët e grave, dëshira e burrave për t’u hakmarrë në lojë ra me 43.7%.

Këto rezultate janë të ngjashme me ato të studimit me brejtës, por ndryshe nga brejtësit, njerëzit nuk kanë një strukturë në hundë që zbulon sinjale kimike pa erë. Studiuesit hulumtuan më thellë duke studiuar 62 receptorë të nuhatjes, të cilët luajnë një rol kyç në shqisën e nuhatjes, duke zbuluar se katër aktivizoheshin nga lotët.

Dr. Minna Lyons, një psikologe e Universitetit John Moores në Liverpool, tha për Guardian se të dhënat janë “të jashtëzakonshme”, por njerëzit nuk duhet të nxjerrin përfundime domethënëse.

“Në jetën reale, gjërat mund të zhvillohen ndryshe. Lotët si pasojë e dhunës në familje mund të bëjnë pak në reduktimin e agresivitetit të dhunuesit,” tha ajo. “Konteksti social i të qarit është jashtëzakonisht i ndërlikuar dhe unë dyshoj se reduktimi i agresivitetit është vetëm një nga funksionet e shumta të mundshme të lotëve.”/E.Ç

Të fundit

Paguan 1000 euro për vizë pune në Kanada, agjencia e mashtron! Pronari zhduket

Një rast mashtrimi me viza për në Kanada është denoncuar së fundmi nga qytetari Luan Ndou në emisionin...

Analiza: Faturat e reja të energjisë do të zbrazin shportën e konsumatorit

Nëse faturën e rrymës për muajin mars e keni paguar 33 euro, për të njëjtën sasi të shpenzuar të rrymës në maj do të...

18 vite BURG dy shqiptarëve që përdh*nuan anglezen!

Pamjet e marra nga kamerat e sigurisë për përdhunimin e një anglezeje u ka kushtuar nga 9 vite burg dy shqiptarëve në Angli. Në tetor...

E rëndë në Greqi/ Shqiptari humb jetën në Komisariatin e policisë greke!

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Komisariatin e Hanias të Greqisë, ku një i burgosur shqiptar 33-vjeçar është gjetur i...

“Gjysma e burrave janë çyryk”- Berisha i përgjigjet Ramës: Gjuhë prej kopuku!

Kryedemokrati Sali Berisha dënoi gjuhën e përdorur nga Edi Rama nga takimi që zhvilloi në Dibër një ditë më parë, ku gjysmat e burrave...

Lajme të tjera

Web TV