Sulmi në Pragë/ Po jepte provimin e gjuhës shqipe, studenti tregon momentet e tmerrit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të shumtë kanë qenë dëshmitarët e ngjarjes së djeshme, ku një i ri hapi zjarr ndaj studentëve në Universitetin e Pragës në Çeki, dukë lënë të vdekur 14 persona dhe 24 të plagosur.

Një prej tyre është edhe Jakob Weizman, i cili ishtë në klasën 309A së bashku me pedagogen e tij, duke dhënë provimin e gjuhës shqipe.

Ai thotë se papritur dëgjoi të shtënat dhe ulërimat dhe së bashku me mësuesen vendosën të mbyllin derën me të gjitha mobiliet që kishte në klasë.

“Disa minuta pasi mbyllëm derën tonë, personi i armatosur u përpoq ta hapte atë”, tha Weizman për The Guardian.

“Ai shkoi në çdo klasë për të parë nëse kishte njerëz në të që mund të qëllonte.” Duke pritur dhe duke shpresuar për një shpëtim nga policia, Weizman u përpoq të kontaktonte të afërmit e tij.

“Unë u përpoqa t’u tregoja njerëzve, përfshirë nënën dhe të dashurën time, se çfarë po ndodhte. Nuk je kurrë i përgatitur për një situatë të tillë.’

Pas rreth një ore, dyshja u shpëtuan dhe u shoqëruan nga policia.

“Ndërsa dolëm jashtë, pamë gjak kudo në ndërtesë.” Megjithatë, procesi i vështirë i rimëkëmbjes mendore sapo ka filluar tani. “Unë nuk mendoj se do të mund të shkel përsëri në fakultet”, tha ai./e.t

Të fundit

Rama takime në Burrel: Dibra do jetë metropol! Fjala ‘çyryk’ ka mërzitur ca burra

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, vijoi sot (2 maj) takimet elektorale, duke u zhvendosur në qarkun e Dibrës,...

Tërmeti i fuqishëm godet Argjentinën, paralajmërim për cunam

Një tërmet i fuqishëm, me magnitudë 7.4 ballë të shkallës Rihter, goditi zonën detare rreth 219 kilometra në jug të Ushuaias, në Tierra del...

Gjermania e shpall AfD-në grup ekstremist të krahut të djathtë

Agjencia për inteligjencë të brendshme në Gjermani e ka shpallur partinë Alternativa për Gjermaninë (AfD) organizatë ekstremiste të krahut të djathtë. Agjencia, e quajtur Zyra...

“S’do ketë më investitorë strategjikë”, Lapaj takohet me njësitë e biznesit në Vlorë

Kreu i koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka zhvilluar ditën e sotme një takim me qytetarët në njësitë e biznesit në Vlorë. Lapaj theksoi...

Çfarë ndodhi? SHBA heq dorë, nuk do të jetë ndërmjetëse në bisedimet Ukrainë-Rusi

Shtetet e Bashkuara nuk do të veprojnë më si ndërmjetëse në negociatat për paqe mes Ukrainës dhe Rusisë, ka konfirmuar Departamenti i Shtetit, duke...

Lajme të tjera

Web TV