Kapen 2 ton kokainë, dështon klani kriminal “Farruku”

Operacioni u shtri në Spanjë e Portugali, arrestohen 9 trafikantë

Nëntë persona janë arrestuar për trafik droge në Spanjë dhe Portugali. Janë sekuestruar 2 tonë kokainë në një anije. Droga kishte si  që kishte si Spanjën. Mediat e huaja thonë se një pjesë e kësaj ngarkese ishte për organizatën kriminale shqiptare “Farruku”.

Kjo organmizatë përbërë kryesisht nga shqiptarë dhe e ka shtrirë aktiviten e saj kryesisht në Spanjë. E krijuar në vitin 2008, anëtarët e saj akuzohen dhe për disa krime të rënda, si vrasje, pengmarrje dhe pastrim parash.

Operacioni i fundit u koordinua nga Europoli dhe u krye në bashkëpunim me agjencinë amerikane DEA.  Të arrestuarit u kapën në veriperëndim të Spanjës dhe në veri të Portugalisë.

Ndaj 9 të arrestuarve është ngritur gjithashtu dhe akuza pastrim parash./O.S