Polemika në Greqi për legalizimin e martesave gay/ Kisha kundër vendimit të qeverisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Me gjithë se ka një kundërshtim të fortë nga Kisha Ortodokse greke, qeveria e kryeministrit Mitsotakis ka njoftuar se do të zbatojë premtimin e saj për legalizimin e martesës së personave të të njëjtës gjini.

Zëdhënësi i qeverisë, Pavlos Marinakis, ka deklaruar se legjislacioni do të sillet në parlament brenda mandatit aktual deri në vitin 2027, megjithëse mediat përcaktojnë si periudhë më të mundshme, kohën pas zgjedhjeve për Parlamentin Europian në qershor të vitit që vjen.

Njoftimi i qeverisë vjen pas një deklarate prej 1500 fjalësh nga Sinodi i Shenjtë, ku shprehet kundërshtimi i fuqishëm ndaj legalizimit të këtyre martesave: Argumenti kryesor i paraqitur nga Kisha sillet rreth shqetësimeve për fëmijët që rriten në familjet e çifteve homoseksuale, për të cilat Kisha pretendon se i shohin fëmijët si “aksesorë” apo si “kafshë shtëpiake shoqëruese” .

Pavlos Marinakis, zëdhënës i qeverisë greke: “Ne gjithmonë dëgjojmë me respekt mendimet e Kishës dhe të Sinodit të Shenjtë, por në të njëjtën kohë ne po zbatojmë politikën tonë dhe do të dëgjojmë pikëpamjet e shoqërisë, shoqërisë civile, qytetarëve, institucioneve dhe partive në tërësi; Ajo që do të them, pa u marrë si përgjigje, është se duhet të mendojmë gjithmonë për fëmijët, disa prej të cilëve rriten në rrethana shumë të vështira, rriten në institucione.”

Kisha greke thekson gjithashtu se nëse të drejtat e martesës zgjerohen, do të ketë një detyrim ligjor të mëvonshëm për t’u dhënë të drejtat prindërore çifteve homoseksuale në përputhje me marrëveshjet ndërkombëtare që Greqia ka ratifikuar. Ndaj pohon me vendosmëri se fëmijët kanë të drejtën për t’u rritur si nga një baba mashkull ashtu edhe nga një nënë femër.

Ndërsa grekët vetë janë të ndarë për këtë çështje, kundërshtime për projektligjin në fjalë kanë shprehur përveç partive të ekstremit të djathtë, edhe shumë zyrtarë të lartë të partisë konservatore Demokracia e re. Kujtojmë se lideri i partisë më të madhe opozitare Syriza, Stefanos Kaselakis, u martua vetëm para disa javësh me partnerit e tij prej vitesh, Tyler McBeth./O.S

Të fundit

JJ Thomson, njeriu që i dha botës elektronin dhe frymëzoi gjenerata të tëra shkencëtarësh

Në fund të shekullit XIX, në laboratorin Cavendish të Universitetit të Cambridge-it, një burrë i qetë dhe i përulur...

Berisha fsheh faturën për LaCivita: Nuk kam shpenzuar asnjë qindarkë personale

Në një deklaratë për mediat nga ambientet e SPAK, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, shmangu pyetjen direkte për shumën e paguar ndaj strategut...

Bullfights, balet dhe hot jazz: brenda teatrit skandaloz të Pikasos për seks dhe vdekje

E njohur për portretet e tij kubiste, gjenialiteti spanjoll krijoi edhe kostume për Ballets Russes dhe adhuronte intensitetin e korridave. Një ekspozitë e re...

Të manipulosh të vërtetën

Nga ARTUR AJAZI Manipulimi i të vërtetës, i reales, i faktit, është kthyer si diçka normale në Shqipëri. Mjafton të dalësh diku në një portal,...

Digjet shkolla e muzikës në Greqi

Një zjarr i madh ka shpërthyer në një shkollë në Greqi, duke shkaktuar alarm tek autoritetet. Mësohet se zjarri ka rënë në pjesën e çatisë...

Lajme të tjera

Web TV