Në prag të Krishtlindjes, Kisha ortodokse në Shkodër përcjell urimet për besimtarët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kisha ortodokse në Shkodër në prag të festës së Krishtlindjes uroi përmes famullitarit At Nikolla Petani.

Në mesazhin e tij, ai tha se kjo festë e shenjtë është një shpresë për paqen në botë.

Një lutje, famullitari i Kishës Ortodokse bëri edhe për ndalimin e luftës mes Rusisë dhe Ukrainës si dhe Izraelit e Palestinës.

“Besimtarë dhe besimtare njerëz të bekuar të Zotit lindja e Zotit tonë Juzu Krisht transformoi lindjen njerëzore të njeriut. Zoti nga perëndi kthehet një perëndi njeri dhe jeton bashkë me njerëzit dhe rri bashkë me njerëzit. Vetëm nga mënyra e lindjes së Zotit Jezu Krisht ne duhet të kuptojmë se sa e mirë është jeta, sesa fort duhet ta duam jetën. Zoti erdhi mes nesh duke na dhënë shpresën, paqen, dashurinë zemrën e tij dhe jetën e tij, që kushdo që të besojë të mos humbasë. Jezu Krishti u bë perëndi duke na dhënë neve frymën, jetën, shpresën për të jetuar jetën më mirë dhe për të pasur bekimet e tij më të mira. Duke ndenjur me ne Zoti bëhet foshnjë bashkë me ne. Ai na mësoi çdo ditë që të rritemi dhe të bëjmë kujdes sepse ne e kuptojmë fatkeqësitë që ndodhin nëpër botë, problemet që kemi nëpër familjet tona, njerëzit në nevojë, le të lutemi vëllezër e motra gjithë së bashku dhe për ndalimin e luftës në Izrael, ndalimin e luftës në Rusi sepse në qoftë se Zoti është dashuri ne nuk kemi nevojë për çdo, ne kemi nevojë vetëm për bekimet e tij. Le të lutemi për lindjen e Zotit tonë Jezu Krisht. Bekimet e tij qofshin gjithmonë mbi popullin tonë. Gëzuar për shumë vjet lindjen e Zotit tonë Jezu Krisht”, është shprehur At Nikolla Petani./O.S

Të fundit

Zjarr në ‘Kombinat’, flakët duken edhe nga qendra e Tiranës

Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar këtë të hënë në Tiranë. Zjarri ka rënë në zonën e Kombinatit në...

SHBA i pezullon për 90 ditë tarifat ndaj Kinës

Donald Trump ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv për zgjatjen e armëpushimit tarifor me Kinën për 90 ditë tjera, ka thënë një zyrtar i Shtëpisë...

Juventus arrin akordin me yllin e Premier League

Juventus ka arritur marrëveshjen personale me Matt O’Riley, qendërmbrojtësin danez që luan me Brighton. Për 24-vjeçarin ka pasur interes edhe nga ekipet e tjera...

Cristiano Ronaldo i propozon për martesë Georgina Rodriguez

Romanca mes Cristiano Ronaldos dhe Georgina Rodriguez ka hyrë në një kapitull të ri. Një ndër çiftet më të dashur dhe famshëm, që prej...

Shkaktuan zjarret në Lukovë dhe Tragjas, arrestohet 1 person

Policia e Vlorës ka arrestuar 1 person dhe ka proceduar penalisht 2 të tjerë për 3 raste zjarrvënie, përkatësisht në Lukovë, Bolenë dhe Tragjas. Specialistët...

Lajme të tjera

Web TV