Arrestimet e doganierëve në Kakavi, reagon Balla:AMP do rrisë forcën goditëse ndaj krimit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar për aksionin e AMP falë të cilit u arrestuan 2 doganierë, u shpall në kërkim një tjetër dhe 3 punonjës të Antikontrabandës, nën akuzën se kanë lejuar futjen e mallrave kontrabandë në këmbim të ryshfetit.

Balla shkruan se goditja e realizuar së fundmi, është mesazh ndaj kujtdo që i shkon në mendje që të marrë shuma të caktuara monetare në këmbim të shkeljes së detyrës.

“Një bravo e merituar për Agjensinë e Mbikqyrjes Policore e cila ka goditur mbrëmë gjatë natës një rast flagrant kontrabande duke arrestuar fajtorët. Policia e Shtetit dhe Agjensia e Mbikqyrjes Policore do të rrisin forcën goditëse ndaj të gjitha formave të krimit ekonomik. Goditja e mbrëmshme është një mesazh i qartë ndaj kujtdo, të cilit i shkon në mendje të kthejë pas kohën e kaluar, kur “ngrihej trau” për të mbushur xhepat e disa personave, na bën më të vëmendshëm për t’i goditur fort këto tentativa”- shkruan Balla./O.S

Të fundit

KUJDES! Risia e fundit nga “Instagram” vjen me pasoja për disa përdorues

“Instagram” po ndryshon algoritmin e tij që ndikon në “Reels” për t’i dhënë përparësi “përmbajtjes origjinale”. Para së gjithash,...

“Profesionistët e lirë fitojnë më shumë se bankat”

Në një kohë kur profesionistët e lirë po reagojnë çdo ditë  kundër ligjit të ri që i takson nga 15-23 për qind dhe po...

‘Çmendet’ moti në këtë vend/ Përmbytjet ‘bëjnë kërdinë’, shkon në 81 numri i viktimave

Përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut në të gjithë Keninë kanë vrarë 181 njerëz që nga marsi, me qindra mijëra të detyruar të lënë shtëpitë...

Argita, shkaku i ‘divorcit’ Berisha-Meta, SPAK do t’i ‘bashkojë’?!

Nga Jakin Marena Berisha nuk ia fal Metës strukjen nga frika e SPAK, aq sa të mos i dalë as me një deklaratë në mbrojtje...

Champions League/ Formacionet zyrtare të gjysmëfinales Dortmund-PSG

Dortmundi dhe Paris Saint-Germain do të përballen në kuadër të ndeshjes së parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. Formacionet zyrtare: Dortmund: Kobel, Schlotterbeck, Sancho, Fullkrug, Hummels,...

Lajme të tjera

Web TV