Pas arrestimit të dy zyrtarëve në Kakavijë, në pranga edhe gjashtë të tjerë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjashtë persona kanë rënë në pranga për transport mallrash kontrabandë, pas arrestimit të dy zyrtarëve në pikën e kalimit kufitar Kakavijë.

Strukturat e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, mbi bazën e informacioneve të administruara në rrugë operative, përgjatë aksit rrugor Kakavijë- Fier kanë ndaluar 4 kamiona të tonazhit të rëndë, një trajler me rimorkio dhe një furgon të ngarkuar me mallra të ndryshëm, të papajisur me dokumentacionin përkatës për mallrat e importuara, me qëllim verifikimin e dokumenteve, me të cilin ishin pajisur nga punonjësit e Degës Doganore Kakavijë.

Pas verifikimit të kryer, Policia Gjyqësore e AMP, në bashkëpunim me Sektorin kundër Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Gjirokastër, në zbatim të urdhërit të Prokurorisë, kanë arrestuar në flagrancë si të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore” A.A., Doganier, me detyrë përgjegjës turni në Degën Doganore Kakavijë dhe E.SH., Doganier fizik në Degën Doganore Kakavijë. Ndërsa u bë shpallja në kërkim e shtetasit A.M., me detyrë Doganier i parkimit, si dhe e 3 punonjësve të Antikontrabandës, me shërbim në afërsi të Pikës së Kalimit Kufitar Kakavijë, shtetasit F.R., N.S. dhe G.SH.

Gjithashtu, u arrestuan në flagrancë, si të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Kontrabandë me mallra të tjera”, i shtetasve drejtues të automjeteve dhe posedues të mallrave të importuara; V.D., 40 vjeç; TH.M., 48 vjeç: ⁠R.I., 41 vjeç; A.XH., 45 vjeç; A.M., 50 vjeç dhe F.O., 39 vjeç.
⁠Sipas policisë, u procedua në gjendje të lirë shtetasi P.Q.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar disa dhjetra ton mallra të padeklaruara, aparate telefonikë celular, vlera monetare, etj.

Vijon kryerja e veprimeve hetimore procedurale, për inventarizimin e mallrave të sekuestruar, këqyrjen e aparateve telefonikë celular, pamjet filmike të regjistruara nga kamerat e instaluara në këtë pikë doganore, me qëllim identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari, duke u fokusuar tek punonjësit e Policisë Kufitare dhe përcaktimin e rolit të secilit prej tyre.

Lexo edhe :   Vila e Gjeçajve në Theth u dogj nga banorët, nga inati se ishte e ftuara e Ramës

Materialet i kaluan për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër për veprën penale “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore” dhe “Të kontrabandës me mallra të tjera”./O.S

Të fundit

Administrata Trump do të djegë 500 tonë ushqime që ishin blerë nga USAID

Pothuajse 500 tonë ushqime, mjaftueshëm për të ushqyer 1.5 milion fëmijë për një javë – pritet të digjen pas...

Apollo 11 nis udhëtimin për të prekur Hënën: Një hap gjigant për njerëzimin

16 Korrik 1969 Në mëngjesin e 16 korrikut 1969, ora 09:32 sipas kohës lokale në Florida, një raketë Saturn V u ngrit fuqishëm nga Qendra...

Ish-presidenti rus: Nuk duam t’ia dimë për ultimatumin teatral të Trumpit

Ish-presidenti rus, Dmitry Medvedev, ka thënë të martën se Rusia nuk shqetësohet fare për “ultimatumin teatral” të presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës,...

Blushi: Divorci mes Metës dhe Kryemadhit u bë pasi u zbulua përdorimi i kartave

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, i ftuar në “Real Story” tha se përdorimi i kartës nga Monika Kryemadhi ka çuar...

Shefi i NATO-s: Brazili, Kina dhe India mund të goditen rëndë nga sanksionet

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte paralajmëroi sot se vende si Brazili, Kina dhe India mund të goditen shumë rëndë nga sanksionet nëse...

Lajme të tjera

Web TV