Bomba, municion luftarak dhe tela, sekuestrohen mjete të rrezikshme në veri të Mitrovicës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Kosovës ka njoftuar se në veri, në Mitrovicë janë sekuestruar mjete të rrezikshme që do të mund të përdoreshin për sulme ndaj Policisë.

Në orët e para të mëngjesit është zhvilluar një operacion policor në veri të Mitrovicës, konkretisht përballë shkollës teknike në Lagjen e Boshnjakëve.

Falë informacioneve nga qytetarët, policia ka arritur të gjejë pajisje që mund të rrezikonin jetën e njerëzve e po ashtu mund të përdoreshin edhe kundra personelit policor, për t’i penguar në realizimin e detyrave ligjore.

Aty janë gjetur dhe konfiskuar, si tela gjëmborë të improvizuar (iriqa), granata, municione dhe uniforma ushtarake.

“Vlen të theksohet se uniforma e gjetur sot është e ngjashme me uniformat që janë përdorur nga grupi terrorist në Banjskë, në shtator të këtij viti”, thuhet në deklaratën e policisë.

Operacione të tilla do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, me qëllim të ndalimit të ndonjë sulmi ndaj policisë dhe ruajtjen e jetës së qytetarëve.

/O.S

Të fundit

Rusia shpall të padëshiruar institutin britanik, ‘preket’ edhe profesori shqiptar

Përmes një njoftimi, Prokuroria e Përgjithshme e Rusisë ka ndaluar veprimtarinë e organizatës joqeveritare britanike Instituti Mbretëror i Shërbimeve...

Protestat në Izrael/ Netanyahu: Kam marrë kërcënime me vdekje!

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, kritikoi ashpër të mërkurën policinë për dështimin e saj në menaxhimin e protestave masive pranë rezidencës së tij në Jerusalem. Ai...

1944 – Fundi i Luftës së Vazhdueshme, armëpushim mes Finlandës dhe Bashkimit Sovjetik

Lufta midis Finlandës dhe Bashkimit Sovjetik në vitet 1941–1944 është e njohur në historigrafinë ndërkombëtare si Lufta e Vazhdueshme (Continuation War), pasi ajo pasoi...

Horoskopi ditor, 4 Shtator 2025

Dashi Me Venusin ne krah gjate kësaj dite, gjithçka do shkoje me se miri sot ne jetën tuaj ne çift. Do jeni te gatshëm te...

Italia përgatitet për Kupën Botërore të Tiramisusë/ Kërkon 100 degustues vullnetarë

Italia përgatitet për një nga garat më të ëmbla në botë, për Kupën Botërore të Tiramisu 2025. Këtë vit, eventi i veçantë do të zhvillohet...

Lajme të tjera

Web TV