Krishtlindje të përgjakura edhe këtë vit për Ukrainën/ Rusia bombardon Kherson

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pesë persona kanë humbur jetën si pasojë e bombardimeve ruse në rajonin Kherson, përfshirë një burrë 87-vjeçar dhe gruan e tij 81-vjeçare. Si pasojë e sulmeve, 9 persona u plagosën përfshirë një 15-vjeçar.

Pesë persona kanë humbur jetën si pasojë e bombardimeve ruse në rajonin Kherson, përfshirë një burrë 87-vjeçar dhe gruan e tij 81-vjeçare. Si pasojë e sulmeve, 9 persona u plagosën përfshirë një 15-vjeçar.

“Nuk ka pushime për armikun”, shkroi në rrjetet sociale Andriy Yermak, kreu i zyrës së presidentit ukrainas, duke komentuar sulmin në Kherson.

Sulmi ndodhi ndërsa Ukraina po përgatitej të festonte zyrtarisht Krishtlindjet për herë të parë më 25 dhjetor, në një ndryshim simbolik nga kisha ortodokse ruse, e cila feston lindjen e Krishtit më 7 janar.

Kherson nuk ishte i vetmi rajon i Ukrainës që u sulmua të dielën. Forcat ruse filluan 15 sulme me dronë gjatë natës dhe 14 nga dronët Shahed të prodhuar nga Irani u shkatërruan mbi rajonet Mykolaiv, Kirovohrad, Zaporizhziya, Dnipropetrovsk dhe Khmelnytskyi./O.S

Të fundit

Rama me ndryshime, Ristanit i ngarkohet detyra e re

Në mbledhjen me dyer të mbyllura të zhvilluar pasditen e sotme, mësohet se kryeministri Edi Rama ka kërkuar që...

Kurti: Këtë fundjavë do të kemi lajmin final

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se partia e tij ka gatishmëri për të bashkëqeverisur me Nismën...

Publikoi letrën e turpshme të Trump, Shtëpia e Bardhë përjashton gazetën

Shtëpia e Bardhë ka përjashtuar Wall Street Journal nga grupi i mediave që do të mbulojnë udhëtimin e presidentit Donald Trump në Skoci këtë...

Dumani shkarkoi Krajën, Murrizi: Kanë bërë sherr për BKH-në

Deputeti Myslim Murrizi ka reaguar në rrjete sociale pasi kreu i SPAK, Altin Dumani, shkarkoi nga posti i Drejtorin me Marrëdhëniet me Jashtë, Arben...

Kush e zëvendëson Altin Dumanin? Klodiana Lala zbulon emrin

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka folur për kandidatët potencialë për të zëvendësuar kreun e SPAK, Altin...

Lajme të tjera

Web TV