Tirana priti Krishtlindjen me koncert/Veliaj: Deri më 31 dhjetor do ketë artistë në shesh

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ka nisur në Tiranë java e festave. Deri më datë 31 dhjetor, çdo mbrëmje Tirana do të mirëpresë artistë dhe instrumentistë, duke krijuar një atmosferë të mrekullueshme për festat.

Në vigjilje të Krishtlindjes, Bashkia e Tiranës organizoi mbrëmjen e së shtunës, një koncert duke sjellë një atmosferë tepër festive. Koncerti në sheshin “Skënderbej” nisi me orkestër simfonike që më pas iu bashkua edhe kori i fëmijëve.

I gjithë eventi ishte organizuar si udhëtim në kohë e stile muzikore. Për të shijuar koncertin u mblodhën qytetarë të shumtë, të cilët ndanë edhe urimet e para me këtë rast.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, përcolli në rrjetet sociale pamje nga koncerti festiv.

Përmes një postimi, Veliaj shkruan: “Nga magjia e mbrëmshme e Vigjiljes së Krishtlindjes në sheshin “Skënderbej”.

Është java e festave dhe deri më datë 31 dhjetor, çdo mbrëmje Tirana do të mirëpresë artistë dhe instrumentistë, duke krijuar një atmosferë të mrekullueshme”.

Zbukurimet, por edhe atmosfera fantastike nga ka bërë që një numër i madh turistësh të zgjedhin Tiranën për të kaluar festat e fundvitit./   S.M

Të fundit

Oferta nga Spanja dhe Italia, mbrojtësi kuqezi merr vendimin për të ardhmen

Mbrojtësi shqiptar Marash Kumbulla duket se ka marrë një vendim për të ardhmen e tij, duke synuar një transferim...

Konferenca për shtyp e Jasharit, marrëveshja me Milanin e deri tek idhulli i fëmijërisë

Ardon Jashari ka folur për herë të parë si lojtar i Milanit në konferencën e tij të parë për media të enjten, duke ndarë...

‘Berisha-news’, por s’di ku bie Gërdeci e çfarë bëhet në Sazan!

Jakin Marena Sali Berisha nuk ka asnjëherë informacion kur atij nuk i intereson për çfarë flitet e bëhet apo dëshiron të fshehë diçka të madhe, përfshirë...

“Ku do jetojmë? Ne s’na dogji as gjermani”/ Delvina e mbuluar nga hiri i zi i zjarreve

Hija e zezë që la pas zjarri, ka mbuluar Delvinën. Pyjet, ullishtet, vreshtat dhe pemët frutore që dikur e stolisnin këtë vend, sot janë shndërruar...

Familja mbetet në qiell të hapur, shkrumbohet banesa

Flakët e zjarrit kanë përfshirë  një banesë në fshatin Çinar në njësinë administrative Fier Shegan në bashkinë Lushnje. Zjarri ka rënë rreth orës 17:00...

Lajme të tjera

Web TV