Çështja Berisha sot në Gjykatë, kryetar në “arrest shtëpie”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kryeministri Sali Berisha në një dalje publike ditën e djeshme bëri të qartë vendimin se nuk do të tërhiqet si kryetar i Grupit të Rithemelimit në PD, pavarësisht çdo mase që mund të vendosë gjykata ndaj tij. Pritet që sot GJKKO të marrë në shqyrtimin kërkesën e SPAK për ndryshimin e masës së sigurisë ndaj Berishës nga “detyrim paraqitje” në “arrest shtëpie”, i dyshuar për korrupsion pasiv.

Një ditë para se Gjykata Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionitt ë shqyrtojë kërkesën për ndryshimin e masës së sigurisë për Sali Berishën nga “detyrim paraqitje” në “arrest shtëpie, ish-kryeministri ka dalë para mediave duke iu përgjigjur pyetjeve të publikut që vinin nga rrjetet e tij sociale. Berisha ka shprehur vendosmërinë për të vijuar të jetë në krye të Partisë Demokratike sipas tij, ndonëse zyrtarisht logo dhe vula e PD-së I është lënë në duar Lulzim Bashës. Ish-kryeministri e ka cilësuar çështjen ndaj tij si politike dhe të ndikuar drejtëpërdrejtë nga kryeministri Edi Rama. Po ndërsa zërat se brenda Grupit të Rithemelimit mund të shtohen për një tërheqje të mundëshme të Berishës ai dje ka konfirmuar të kundërtën. “Do ketë një drejtim të strukturuar në PD, i cili do jetë, do menaxhojë dhe drejtojë të gjithë procesin. Unë do përmbush të gjitha funksionet e mia. Për këtë ju garantoj. Sepse përndryshe do realizonim qëllimin e Edi Ramës. Rama po e bën këtë sepse ka tmerr nga Sali Berisha Ai e di që arrestimi i liderit të opozitës pa asnjë provë, ka një faturë. Por ai është gati të paguajë çdo faturë për pushtetin e tij. Unë do bëj çdo gjë kjo të mos ndodhë”, tha Berisha. Në këtë mënyrë ka lënë të kuptohet qartësisht se pavarësisht çdolloj mopse sigurie që do të vendoset për të ai nuk do të heqë dorë nga drejtimi i Grpupit të Rithemelimit, që në fakt është pjesa më e madhe e PD-së, paçka se logo dhe vula janë në duart e Bashës. Që nga nga mesi i tetorit Berisha është nën hetim për “korrupsion pasiv”, i dyshuar se ka favorizuar dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi për të privatizuar dhe më pas ndërtuar n ëish-kompleksin Sportiv Partizani disa koplekse pallatesh.

Sot gjyqi i parë…

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar do të vendosë sot mbi fatin e deputetit Sali Berisha. Pas miratimit të autorizimit nga Kuvendi për heqjen e lirisë së Sali Berishës, SPAK iu drejtua Gjykatës më datë 22 dhjetor duke i kërkuar ashpërsimin e masës së sigurisë për ish-kryeministrin, i cili po hetohet nën dyshimet për korrupsion në privatizimin e ish-klubit sportiv “Partizani”. Në kërkesën drejtuar GJKKO, Prokuroria e Posaçme kërkon masën “arrest shtëpie”.  Ligji i jep 5 ditë Gjykatës, për të marrë në shqyrtimin kërkesën e SPAK dhe gjyqtarja Irena Gjoka pritet që në seancën gjyqësore të së martës të thërrasë për të dëgjuar palët, nga njëra anë prokurorët e SPAK dhe nga ana tjetër personin nën hetim Sali Berisha dhe avokatët e tij. Duke respektuar ditën e Krishtlindjes, seanca në GJKKO zhvillohet të martën, pasi Kuvendi i hapi rrugën SPAK për arrestimin e deputetit Sali Berisha, si masë shtrënguese ndaj tij, pasi më herët, ish-kryeministri refuzoi të zbatonte vendimin e gjykatës së posaçme, që kishte caktuar masën e detyrimit për paraqitje dhe ndalim për të dalë jashtë vendit. Në seancën plenare të 21 dhjetorit, Kuvendi mes tensioneve votoi dhënien e autorizimit për SPAK. SPAK iu drejtua Gjykatës së Posaçme, pasi Sali Berisha e kundërshtoi vendimin e parë të detyrim paraqitjes, duke e konsideruar si antikushtetues. Në opinion juridik dhe kushtetues të Berishës, masa fillestare në ngarkim të tij nuk mund të zbatohej, pasi SPAK nuk kishte marrë më parë autorizim nga Kuvend. Por SPAK i qëndroi mendimit se masa për detyrim paraqitje ishte e një karakteri që konsiderohen kufizim dhe jo heqje lirie.

Lexo edhe :  Pasardhësi i Kryepeshkopit/ Rama: Amaneti i tij i ka mbyllur të gjitha gojët

Berisha sulm në një drejtim

Strategjia e ish-kryeministrit Berisha në këtë situatë mjaft të vështirë që ndodhet duket se po qartësohet çdo ditë. Qëllimi i tij është që çështjen ta trajtojë jo si problem me drejtësinë, por si një betejë politike të drejtëpërdrejtë me kryeministrin Edi Rama. Edhe dje në komunikimin e tij fjalimi ishte kryesisht në akuza ndaj kreut të qeverisë. “Edi Rama njeh vetëm një gjë, nuk njeh asnjë parim, asnjë normë, nuk pyet për asnjë njeri. Dhe ata që mund të mendojnë se komuniteti ndërkombëtar mund të detyrojë Edi Ramën të ndryshojnë, mashtrojnë veten e tyre. Unë e njoh shumë mirë. Jo komuniteti ndërkombëtar, por ju të dashur qytetarë e keni në dorë të largoni Edi Ramën. Por kjo kërkon që ne të jemi të vërtetë, të mos mashtrojmë veten se mund të ketë zgjedhje me Edi Ramën”-tha Berisha, duke nxitur edhe një herë demokratët që të marrin pjesë në protesta dhe në atë që e quan mosbindje civile. “Ne jemi forca politike që nuk pranojmë kurrë që Shqipëria të mos ketë zgjedhje. Pra, ne duhet të përballemi. Opozita e Beogradit u fut në parlament sepse mobokrati i Serbisë u grabiti votën. Opozita shqiptare duhet të largojë me të gjitha mjetet e mosbindjes civile armikun më të egër të tyre dhe të lirisë së tyre. Unë besoj se kjo është rruga që duhet të ndjekin dhe ju garantoj se kjo rrugë është rruga e fitores. Sali Berisha është rikthyer, është sot në krye të PD për asnjë interes të tij personal, absolutisht. Është kthyer me një qëllim, që opozita të fitojë, që vota e tyre të mos dhunohet më, dhe në rast se unë nuk do kisha këtë bindje, unë nuk investoja një ditë të vetme nga jeta ime. Por unë kam bindjen më të thellë se mobilizimi ynë, se mosbindja jonë civile e përmbys Edi Ramën në mënyrën më të sigurt dhe shqiptarët votojnë pa patronazhistë, pa bandat dhe vrasësit e tyre, pa qindra milionë euro blerje të votës së tyre, pa ua ndryshuar kush qendrën e votimit siç ua ndryshoi Edi Rama 1.3 milionë votuesve. Pra, në qoftë se jam sot këtu, në qoftë se unë vazhdoj këtë betejë, nuk do vazhdoja kurrë një betejë të humbur, nuk do vazhdoja kurrë një betejë që nuk fitohet. Por jam i bindur se është në dorën tonë, në vullnetin tonë, në fuqinë tonë që të largojmë Edi Ramën dhe të fitojmë këtë betejë. Kauza është e drejtë, e vërteta është në anën tonë. Nuk duhet të pranojmë kurrë këtë statuskuo që ekziston”, theksoi Berisha.

Të fundit

Sondazhi/ Partia Demokratike rezultat më të keq se në vitin 1997

“Nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot: 40.5% e qytetarëve thonë se do të votonin Partinë Socialiste dhe vetëm 24.9%...

Pas tërmeteve të vazhdueshme, Santorini shpall gjendjen e jashtëzakonshme

Ministria e Krizave Klimatike dhe Mbrojtjes Civile ka vendosur që bashkia e Thirës në Greqi, të vendoset në gjendje të jashtëzakonshme për shkak të...

Parlamentaret në Kosovë/ Futen në sherr serbët, akuza njeri-tjetrit për blerje votash

Fushata zgjedhore në Kosovë ka ndezur përplasje edhe mes vetë komunitetit serb atje. Akuza të shumta po lëshojnë pjesëtarë të këtij komuniteti ndaj njëri-tjetrit, e...

Monitoruesi Europian i Klimës: Janari i këtij viti, më i ngrohti në histori

Muaji i kaluar ishte janari më i nxehtë në histori, tha monitoruesi evropian i klimës më 6 shkurt. Temperaturat e larta u regjistruan pavarësisht...

Seanca në GJKKO, Nuredin Dumani nxjerr emrin e një tjetër oficeri policie

Po dëshmon sot në GJKKO i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani. Gjatë procesit që po vazhdon me dyer të mbyllura Nuredin Dumani ka nxjerrë emrin...

Lajme të tjera

Web TV