“Nuk ka më të paprekshëm”/ Hetimi i Berishës nga GJKKO, ish-kreu i KQZ kritikë SPAK-ut

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Për ish-kreun e KQZ-së si dhe njohësin e Kushtetutës Kristaq Kume procesi që po ndodh në Gjykatën e Posaçme ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha i cili akuzohet për korrupsion pasiv, është një proces normal.

I ftuar në një program televiziv Kume theksoi nga ana tjetër, se e ka ende e të paqartë arsyen se pse Prokuroria e Posaçme e shmangu institucionin e Kuvendit të Shqipërisë kur këkroi arrestimin e ish-kryeministrit Berisha.

“Ende sot e kam të paqartë se pse u bë një gjë e tillë. Ndërsa ajo që po ndodh me kërkesën e avokatëve për të ndryshuar gjyqtaren e çëshjtes është thjesht një proces normal, ku sipas avokatëve është në konflikt interesi, është thjesht një kërkesë normale që ndodh në seancat e gjyqësore.

Personalisht ajo çfarë po ndodh me z. Berisha është një hetim për t’u përshëndetur pasi shoqëria jonë ka vuajtur nga mosndëshkueshmëria.

Në këtë kuptim për mua nuk ka pse të marr përsipër se çfarë do të ndodhë me z. Berisha, por ajo që ka sjellë sot drejtësia shqiptare, mirë apo keq, është fakti se nuk ka më të paprekshëm, dhe kjo është shumë e rëndësishme”, theksoi në analizën e tij ish-kreu i KQZ-së, Kristaq Kume./E.T

Të fundit

Horoskopi ditor, 26 Gusht 2025

Dashi  Venusi do të jetë në anën tuaj dhe pas një sërë vështirësish që keni kaluar, më në fund dashuria...

Elon Musk ngre padi ndaj Apple dhe OpenAI: Po pengojnë konkurencën

Dy kompanitë e Elon Musk, startup-i xAI dhe platforma e rrjeteve sociale X kanë ngritur një padi kundër Apple dhe OpenAI. Ata akuzojnë Apple...

Media italiane: Shqipëria, një mit që duhet rrëzuar

Bukuritë e vendit tonë kanë tërhequr shumë të huaj për të vizituar Shqipërinë ndërsa edhe mediat e huaja i kanë kthyer sytë drejt nesh....

Trump paralajmëron: Nëse Rusia nuk pranon paqen, do ketë pasoja serioze

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se mund të ketë pasoja shumë serioze për Rusinë nëse kjo e fundit nuk e ndal luftën...

E mitura shqiptare u mbyt në pishinë! Lirohen prindërit dhe gjyshi

Autoritetet greke kanë vendosur të lirojnë me kusht prindërit dhe gjyshin e vajzës së mitur shqiptare, e cila humbi tragjikisht jetën pak ditë më...

Lajme të tjera

Web TV