Sherri për dhuratat e Krishtlindjeve kthehet ne tragjedi/Vëllai qëllon motrën për vdekje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy vëllezër adoleshentë janë arrestuar pasi motra e tyre u qëllua dhe vdiq gjatë një sherri për dhuratat e Krishtlindjeve.

Abrielle Baldwin, 23 vjeç, u qëllua në gjoks nga njëri nga vëllezërit, ndërsa ajo kishte djalin e saj 10 muajsh në një karrocë, tha zyra e sherifit në Florida. Më pas, vëllai u qëllua nga vëllai tjetër. Debati nisi se kush do merrte më shumë dhurata dhe përfundoi në tragjedi”, tha Zyra e Sherifit të Qarkut Pinellas.

Sherifi Bob Gualtieri u tha gazetarëve se adoleshenti më i madh i cili është 15 vjeç, hodhi armën dhe u largua nga vendi i ngjarjes. Vëllai më i vogël, një 14-vjeçar, u dërgua në spital në gjendje të qëndrueshme dhe do të dërgohet në paraburgim kur të lirohet, tha policia.

Prokurorët vendas do ta shqyrtojnë rastin dhe do të vendosin nëse do ta akuzojnë atë si të rritur për vrasjen e motrës së tij, shtoi Sherif Gualtieri.

23-vjeçarja nëna e dy fëmijëve  u dërgua në një spital, ku u shpall e vdekur. Ajo pësoi gjakderdhje të brendshme dhe nuk mund të merrte frymë.

15-vjeçari u arrestua dhe u akuzua për tentativë vrasjeje të shkallës së parë dhe manipulim provash./O.S

Të fundit

Skandal në Ukrainë, arrestohen 4 qeveritarë, abuzuan me dronët

Autoritetet ukrainase kanë kryer katër arrestime pas zbulimit të një skandali të ri korrupsioni që përfshin kontrata të fryra...

Sherri me thika në Vlorë, publikohen pamjet e përleshjes mes të rinjve

A2 CNN ka siguruar pamjet e përleshjes së dhunshme që ndodhi mes disa të rinjve mbrëmjen e së shtunës në qytetin bregdetar të Vlorës,...

SHBA ndërton bazën ushtarake në Nish para vitit 2030? Zbuloni arsyen

Eksperti i sigurisë Bedri Elezi tha në emisionin Balkan Talks në Euronews Albania se baza ushtarake e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë...

Tragjedi në koncertin e Wembley, fansi vdes pasi ra nga ulëset

Një burrë ka vdekur pasi është rrëzuar në stadiumin Wembley në Londër gjatë një koncerti të Oasis të shtunën në mbrëmje. Policia dhe ndihmësit mjekësorë...

Real Madrid merr ofertën zyrtare për Brahim Diaz, por ka një kusht

E ardhmja e Brahim Diaz te Real Madrid është në pikëpyetje. Marokeni i cili mund të luajë edhe si mesfushor sulmues edhe si anësor,...

Lajme të tjera

Web TV