Përfshihet nga flakët një pallat në zonën e “Varrit të Bamit”

Përfshihet nga flakët një pallat 4 katësh në zonën e “Varrit të Bamit”. Zjarrfikëset kanë ndërhyrë menjëherë dhe zjarri është fikur.

Fatmirësisht nga flakët nuk ka pasur pasoja në njerëz.

Nuk dihet se si ka nisur zjarri, ndërsa vijojnë hetimet./E.T