Pas ngjarjes së dhimbshme në Pragë, Universiteti mbyll dyert deri në shkurt

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fakulteti i Arteve në Universitetin e Karlit në Pragë, ku një student vrau 14 persona këtë muaj, tha të premten se do të qëndrojë i mbyllur të paktën deri në fund të janarit.

Sipas njoftimit, studentëve nuk do t’u kërkohet të mbajnë provime pas periudhës dimërore që përfundon më 12 janar.

Kujtojmë se një student i historisë hapi zjarr në fakultet më 21 dhjetor duke vrarë 14 persona dhe më pas veten. Njëzetë e pesë persona u plagosën.

“Të gjitha vlerësimet (për studentët) do të kryhen në baza vullnetare dhe formati mund të rregullohet në varësi të rrethanave“, tha fakulteti në faqen e tij të internetit.

“Dëshirojmë t’iu sigurojmë se edhe nëse nuk merrni asnjë kredit për semestrin dimëror, do të mund të vazhdoni studimet dhe të përfundoni me sukses programin tuaj në të ardhmen”, ka shtuar fakulteti në njoftim.

24-vjeçari disa ditë më parë kishte rrëfyer edhe për një vrasje tjetër të dyfishtë përmes një letre, para se të kryente vetëvrasje, sipas policisë çeke.

Letra është gjetur në shtëpinë e David Kozakut dhe përmes saj, ai ka treguar se ka vrarë një burrë dhe vajzën e tij të vogël në një pyll afër Pragës, më 15 dhjetor, gjashtë ditë para sulmit në universitet.

Policia tha se ai ka qenë në listën e 4.000 të dyshuarve për vrasjen e dy viktimave, ndërsa më pas ai e ka vrarë edhe babanë e tij, duke e çuar numrin e të vrarëve në 17.

I themeluar në vitin 1347, Universiteti Charles është më i vjetri dhe më i madhi në Republikën Çeke, dhe një prej institucioneve edukative më të vjetra në Evropë./O.S

Të fundit

“Nuk u ndalën në babëzi”/ Reagon ashpër Meta: Paratë janë në xhepat e politikanëve

Përmes një komunikimi nga qelia, Meta shprehet se miliona euro para të dhuruara për fermerët nga Bashkimi Europian, përfunduan...

Dy fronte vendimtare në Luftën e Dytë Botërore: Pushtimi i Sicilisë dhe Beteja e Kurskut

9 korrik 1943 Më 9 korrik 1943, Lufta e Dytë Botërore hyri në një fazë vendimtare me zhvillime të mëdha në dy fronte kyçe: Bregdeti...

Përmbytje në Texas, raportohet për viktima dhe të lënduar, çfarë po ndodh në vend

“Numri i të vdekurve nga rritja e papritur e niveleve të ujit mbetet i pasigurt”, shpjegoi Rob Kelly, kreu i autoriteteve lokale në qarkun...

Do të habiteni kur të zbuloni se çfarë i shkakton kondicioneri lëkurës suaj!

Qëndrimi i gjatë në një dhomë të kondicionuar mund t’i shkaktojë dëme lëkurës suaj. Kondicionerët punojnë duke larguar lagështinë nga ajri për të ftohur...

Zjarri në landfillin e Elbasanit, Rama jep urdhër: Të shuhen brenda natës

Situata në landfillin e Elbasanit vijon të jetë e njëjtë, me prezencë të vatrave të vogla të zjarrit dhe me praninë e zjarrfikëses në...

Lajme të tjera

Web TV