Popullsia e botës arrin në mbi 8 miliardë banorë, vetëm në vitin 2023 u rrit me…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Popullsia e botës u rrit me 75 milionë banorë gjatë vitit 2023 dhe në ditën e parë të vitit 2024 bota do të ketë mbi 8 miliardë banorë, sipas shifrave të publikuara nga agjencia amerikane e statistikave të enjten.

Ritmi i rritjes së popullsisë së botës në vitin 2023 ishte pak më pak se 1 për qind. Në fillim të vitit 2024, në botë do të ketë 4.3 lindje dhe 2 vdekje në sekondë, thotë byroja amerikane e popullsisë.

Ritmi i rritjes së popullsisë në Shtetet e Bashkuar në vitin 2023 ishte në nivelin 0.53 për qind, pothuajse gjysma e atij botëror. Popullsia e Shteteve të Bashkuara u rrit me 1.7 milionë njerëz në vitin 2023, duke arritur në 335.8 milionë banorë.

Nëse ritmi aktual vazhdon deri në fund të dekadës, kjo do të jetë dekada me rritjen më të ngadaltë të popullsisë në histori për Shtetet e Bashkuara, duke sjellë një rritje prej më pak se 4 për qind të popullsisë së vendit nga viti 2020 deri në vitin 2030, thotë William Frey, ekspert i demografisë në Institutin Brookings.

Dekada me nivelin më të ulët të rritjes së popullsisë në Shtetet e Bashkuara ishte gjatë viteve 1930, kur vendi po përballej me rënien e madhe ekonomike dhe në atë dekadë popullsia u rrit me 7.3 për qind.

“Natyrisht rritja mund të intensifikohet në vitet pas pandemisë. Por, do të jetë shumë e vështirë që popullsia e vendit të rritet me nivelin 7.3 për qind”, thotë zoti Frey.

Në fillim të vitit 2024, Shtetet e Bashkuara pritet të kenë një lindje në 9 sekonda dhe një vdekje në 9.5 sekonda. Megjithatë, imigracioni do të frenojë rënien e popullsisë së vendit. Imigracioni pritet të shtojë popullsinë e Shteteve të Bashkuara me një person në 28.3 sekonda. Ky kombinim i lindjeve, vdekjeve të imigracionit do të rrisë popullsinë e Shteteve të Bashkuara me një banor në 24.2 sekonda./VOA

Të fundit

Illinois, burri vrau me thikë një fëmijë palestinezo-amerikan, dënohet me 53 vite burg

Një pronar shtëpie në Illinois, i cili goditi për vdekje me thikë një djalë gjashtëvjeçar palestinezo-amerikan dhe plagosi rëndë...

Misteri që Berisha nuk e tregon: Si i ka paguar opozita 750 mijë dollarë lobim në SHBA?

Mes paqartësive të kontratës së lobimit të lidhur me PD dhe ‘Continental Strategy’ në SHBA, një gjë është e qartë: 750.000 USD janë pagur...

VIDEO: “Sofra hudh e prit”, Rama i bie daulles, inspekton rrugën Maqellarë-Peshkopi

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka zhvilluar mbrëmjen e së enjtes një inspektim në segmentin më të ri të përfunduar të Rrugës së...

Basha flet nga Shkodra: Rama nuk guxon të thotë 313-n e korrupsionit

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha ishte në Shkodër dhe bashkë me kandidatët për deputet në këtë qark, u takuan me qytetarë dhe...

Një grua bëhet drejtuese e Policisë Bashkiake të Tiranës, kush është Elona Lalaj

Elona Lalaj do të jetë drejtuesja e re e Policisë Bashkiake të Tiranës. Ajo zëvendëson në këtë detyrë kryetarin e komanduar Toni Beni dhe...

Lajme të tjera

Web TV