Moti i keq ‘bën kërdinë’/ Evakuohen nga shtëpitë e tyre 700 mijë banorë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të paktën 111 njerëz kanë vdekur dhe 700 mijë të tjerë janë detyruar të lënë shtëpitë e tyre për shkak të përmbytjeve të shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm në Bririn e Afrikës në javët e fundit.

Sipas një njoftimi të organizatës joqeveritare Save the Children, në mesin e viktimave janë 16 fëmijë.

Reshjet e pandërprera në qarqet veriore të Kenias dhe kryeqytetin Nairobi kanë çuar në përmbytje të përhapura, duke zhvendosur rreth 36 mijë njerëz, raportojnë mediat e huaja.

Përmbytjet janë të fundit në një seri ngjarjesh ekstreme të motit në vitet e fundit që godasin Afrikën, ku fëmijët dhe komunitetet e gjejnë veten në ‘fundin’ e krizës globale të klimës.

Agjencia e ndihmës po bën thirrje për ndërhyrje urgjente kombëtare dhe ndërkombëtare për t’iu përgjigjur zhvendosjes masive në Kenia, Etiopi dhe Somali.

Shumë nga familjet e zhvendosura, duke përfshirë mijëra fëmijë, tashmë kanë nevojë për furnizime emergjente si ushqim, strehim, ujë të pastër dhe tualete.

Fenomeni El Niño rriti reshjet e sezonit të shirave në rajon, duke prekur kryesisht Somalinë, por edhe Etiopinë dhe Kenian.

Drejtori i vendit të Save the Children për Somali, Mohamud Mohamed Hassan, tha:

“Ne po bëjmë thirrje për veprime urgjente për të ndihmuar komunitetet të përgjigjen dhe të mbrojnë më mirë jetën e fëmijëve dhe të zvogëlojnë ndikimin afatgjatë. Ndërsa fëmijët janë më të cenuarit ndaj krizave si këto, ata janë gjithashtu jashtëzakonisht elastikë. Me mbështetjen e duhur, të dhënë në kohën e duhur, ata mund të kapërcejnë edhe sfidat më të paimagjinueshme.”/E.T

Të fundit

Federata Angleze akuzon për doping shokun e Brojës te Chelsea

Mykhailo Mudryk është zyrtarisht akuzuar nga Federata Angleze e Futbollit (FA) për shkelje të rregullave antidoping, duke përballur mundësinë...

Netanyahu falënderon Trump për mbështetjen ndaj Izraelit

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu falënderoi Presidentin e SHBA-së, Donald Trump për “qëndrimin në krahun tonë” ndërsa Izraeli ecën përpara me luftën e tij kundër...

3 mijë lekë në ditë për burg pa faj, gjyqtari sfidon Gjykatën Kushtetuese

A i kompenson shteti shqiptar, sipas Kushtetutës, ata që shpallen të pafajshëm pas vuajtjes së dënimit? Vetë gjyqtarët e konsiderojnë diskriminuese dhe të padrejtë...

Real Madrid nxjerr në shitje titullarin: Kushton 90 mln euro

Nëse deri para pak kohësh, as që mendohej që Real Madrid të lejonte largimin e brazilianit Rodrygo, situata duket se ka ndryshuar ndjeshëm së...

Spartak Ngjela: A do të kthehet Irani në një fuqi bërthamore?

Sot e gjithë vëmendja politike e politikës së madhe botërore është tek pyetja: A mund të lejohet që Irani të jetë një fuqi bërthamore? Mendimi...

Lajme të tjera

Web TV