Arrest shtëpie për Berishën/ Rama: Nuk e shoh si fitore të PS-së

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Kurrë nuk është fitorja e një parti arrestimi i dikujt të cilësdo parti”, kështu i është përgjigjur kryeministri Rama pyetjes lidhur me masën “arrest në shtëpi me mbikëqyrje policore”, caktuar ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha lidhur me hetimet për privatizimin e ish-kompleksit Partizani.

Edi Rama: Kurrë nuk është fitorja e një partie arrestimi i dikujt të cilësdo parti. Kjo është në parim. Partitë fitojnë zgjedhje për të çuar para vendin dhe partitë nuk janë organizata luftarake që funksionojnë për të eliminuar kundërshtarët në një mënyrë apo një tjetër. Nuk e shoh si një fitore të PS-së apo edhe si një fitore të Erionit apo Taulantit që kanë bërë një pasion që uroj ta kishin të gjithë në detyrën e tyre. Kjo është diçka që nuk ka lidhje fare me dëshirën, objektivin, nevojën për të parë si fitore faktin që cilidoqoftë vihet nën trysninë dhe pastaj nën masat e drejtësisë.

Gjatë fjalës së tij në konferencë me gazetarët, kryeministri Rama ka deklaruar se kurrë nuk do të ketë drejtësi në Shqipëri pa u gjykuar 21 Janari dhe urdhëruesit e vrasjeve.

Edi Rama: Ashtu sikundër dhe nuk rri dot pa e thënë, nuk do të ketë drejtësi në Shqipëri deri të gjykohet 21 Janari. Pa u gjykuar 21 Janari dhe pa u vënë para drejtësisë vrasësist dhe urdhëruesit e tyre që janë vrasësit e 21 Janarit, drejtësia do të jetë e gjymtuar dhe e pamjaftueshme. Gjykimi i 21 Janarit do të vendosë një gur të palëvizshëm për deri ku mund të shkojë apo ku nuk mund të shkojë ushtrimi i forcës represive të shtetit si rezultat i abuzimit me të nga persona të veshur me pushtet./O.S

Të fundit

Befasi në Vorë! PD përmbys rezultatin! Myslim Murrizi del i pari

Rezultatet e para nga bashkia e Vorës kanë dalë dhe ndryshe nga të dhënat që sugjeroi kutia e parë,...

A do ta pranosh rezultatin? Berisha ngurron të japë përgjigje: “Jam këtu…”

Kreu i PD Sali Berisha, në deklaratën që mbajti për mediat, u pyet edhe nëse do ta pranojë rezultatin e zgjedhjeve. Kreu i PD nuk...

Partia Socialiste del kundër KQZ: Pse nuk e publikuat rezultatin?

Partia Socialiste ka kritikuar rolin e KQZ-së. Zëdhënësja për zgjedhjet e PS, Hela Kace, shprehet se mos nxjerrja e rezultatit në zonat ku pati...

Zyrtare: KQZ tregon sa shqiptarë votuan më 11 maj! Ka rënie…

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar në përqindjen të dhënat e pjesëmarrjes në votime për parlamentaret e 2025. Sipas KQZ 42.16% ka qenë pjesëmarrja në...

Kristjan Asllani vulos suksesin e Interit, shënon sërish në Serie A

Kristjan Asllani ka shënuar një tjetër gol me Interin në Serie A. Mesfushori shqiptar ka realizuar nga pika e penalltisë golin e dytë në...

Lajme të tjera

Web TV