Pse Melania Trump mungoi në foton familjare të Krishtlindjeve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në fotografinë familjare të Krishtlindjeve, e kthyer tashmë në një traditë për shumë personazhe të njohur, një prej tyre edhe ish-presidenti Donald Trump, Melania mungoi. Detaj ky që nuk kaloi pa u vënë re nga njerëzit, ndaj dhe mediat u vunë në lëvizje për të mësuar më shumë për motivet.

Një burim pranë familjes Trump ka treguar për Page Six se Melania po kujdeset për nënën e saj të sëmurë. Mamaja e ish-zonjës së parë të SHBA-së është e shtruar në spital për shkak të problemeve shëndetësore dhe Melania po i qëndron pranë. Kjo është arsyeja pse ajo nuk ishte në momentin kur u shkrep fotoja për kartolinën e festave në familjen e ish-presidentit amerikan.

“Melania ka qenë gjithmonë shumë e përkushtuar për të dhe gjithë familjen e saj”, tha një burim. “Ndaj, nuk është çudi që ajo mund t’i ketë kaluar këto Krishtlindje me nënën e saj të sëmurë.”

Ndërkohë, mediat botërore po shtojnë edhe më shumë artikujt në lidhje me protagonizmin e Melania-s, e cila është shprehur se do të shfaqet më shumë publikisht për t’i dhënë më shumë mbështetje bashkëshortit, që kërkon të rizgjidhet president i SHBA-së në zgjedhjet e vitit të ardhshëm./E.Ç

Të fundit

A do ta ndryshojë presioni i Trump rrjedhën e luftës në Ukrainë?

Pak kohë pasi i dha Rusisë një afat prej dhjetë ditësh për ta ndalur luftën në Ukrainë, presidenti amerikan,...

Lando Norris triumfon në Hungari, “luftë” brenda McLaren për titullin kampion

McLaren ka shkëlqyer në Çmimin e Madh të Hungarisë, duke siguruar një ‘dopietë’ të çmuar me Lando Norris në vend të parë dhe Oscar...

Zjarr i përmasave të mëdha raportohet në Orikum

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pasditen e sotme një sipërfaqe me bimësi të thatë në hyrje të Orikumit. Flakët janë përhapur me...

Gjermani, mbështetja për AfD-në rritet sërish, vetëm 2% pas CDU/CSU

Mbështetja për partinë e ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë (AfD) është rritur në 25 përqind, sipas një sondazhi nga firma e hulumtimit të...

Një ruse provon pushime në Korenë e Veriut, e para në histori!

Koreja e Veriut ka hapur dyert për turistët rusë dhe ndër të parët që e shfrytëzoi këtë mundësi ishte 33-vjeçarja Anastasiya Samsonova. Ajo kaloi...

Lajme të tjera

Web TV