“Arrestimi i Berishës”/ Gazetari shpërthen ndaj ish-kryeministrit: E zgjodhi vetë fundin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Arrestimi i ish-kryeministrit Sali Berisha është më i bujshmi i bërë nga SPAK, sipas gazetarit dhe analistit Mentor Kika, edhe pse në vitin që lamë pas iu vunë prangat një sërë zyrtarëve.

Në një emision televiziv, Kikia tha se arrestimi i Berishës merr një konotacion tjetër dhe kontekst politik ku, siç theksoi ai, edhe opinioni politik është i ndarë nëse kemi të bëjmë me një veprim të drejtësisë kundër korrupsionit, apo një veprim në favor të mazhorancës.

“Rasti më i bujshëm është arrestimi i zotit Berisha, një politikan që e ka dominuar skenën politike shqiptare ashtu si kur ishte në pushtet edhe në opozitë. Edhe pse akuzat deri tani ndaj tij mund të mos krahasohen me disa ish-ministra, sërish zoti Berisha merr një tjetër konotacion dhe e gjithë historia ka marrë një kontekst politik dhe opinioni politik është i ndarë më dysh nëse kemi të bëjmë me një veprim të drejtësisë kundër korrupsionit, apo veprim të drejtësisë për të kryer një vepër politike në shërbim të mazhorancës”, tha Kikia.

Sipas tij, Berisha e “zgjodhi vetë fundin e tij”, teksa shtoi se në kushtet e tanishme, ish-kryeministri vetëm pengo PD-në që të ringrihet.

“Zoti Berisha e ka përmbyllur historinë e tij, fundin e zgjodhi vetë. Mund të kishte qenë ndryshe, por ai është sot në “arrest shtëpie” në pritje të një hetimi dhe përballje me drejtësinë. Ajo që mund të prodhojë sot Berisha është ta pengojë PD-në të ribëhet”, theksoi Kikia./E.T

Të fundit

Shtohen divorcet, sa kërkesa për zgjidhje martese kishte në vitin 2024

Divorci është kthyer në një dukuri shqetësuese edhe në Durrës, ku vetëm gjatë vitit të kaluar janë regjistruar 1,307...

Rama e Berisha, si dy këmbët unike të demokracisë

Lorenc Vangjeli Nuk duhej pritur fushata që të kuptohej se ajo do të ishte egërsisht e personalizuar. Shqiptarët edhe njëherë do të noterizojnë vullnetin e...

Igli Tare te Milani, po vjen takimi final për lëvizjen e madhe! Ibrahimovic tha “po”

Igli Tare te Milani, thuajse e kryer. Ish-sulmuesi i kombëtares shqiptare ka disa muaj që përflitet si drejtori sportiv i ardhshëm i skuadrës italiane...

Bie importi i qeseve plastike, kursehen një milion euro në vit

Vendosja e çmimit prej 5 centë për qeset plastike ka sjellë rezultate të prekshme: importi ka rënë nga 1 milion kg në 2021 në...

Çmimi i pronave në jug do të rritet 100%! Shqiptarët “braktisin” Tiranën për bregdetin

Bregdeti i jugut të Shqipërisë sa vjen dhe po bëhet më i paarritshëm për të blerë pasuri të paluajtshme. Duke u referuar referencave të...

Lajme të tjera

Web TV