SHPIRTI…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Mitro Cela

Nga të gjitha sëmundjet që Perëndia i ka bërë “peshqesh” miletit, ( dhe i paçim uratën, është treguar dorëlëshuar,) mortja është sëmundje ekstra .

Mund ta shtysh në vite, por akush nuk shpëton.

Mortja ka një aksioner:

Pleqërinë.

Pleqëria çfaqet urtë e butë e plot tigani.

Të merr një sy. Por mund të ti marrë të dy.

Të shurdhon nga një vesh. Por nuk ka asnjë siklet të të bëjë shurdh.

Ta vë kandarin në gjumë dhe e zgjon vetëm kur shkon në tualet.

Burrë i çburrëruar për së gjalli.

Të hedh, të zbardh dhe të hollon qimen. Të fishk zhapën.

Pa asnjë mëshirë të dhuron skelorzën.

Burri ose gruaja torollepsen. Flasin përçart.

Dalin nga shtëpija dhe nuk gjejnë rrugën të kthehe.

Ngatërrojnë fëmijët dhe sidomos gratë…

Sikur të flasim më mirë për përvojën time?

Katër vite më parë më la shëndenë veshi i majtë.

Shkova tek dhjatroi. Më, ngushëlloi më fjalë zëmre:

-Sa pranvera je?…Hë?!…Ke dy mundësi.

A. Veshi ka dëmtim mekani. Bën vaki, por rrallë, rrallë ama, mundet të të kthehet dëgjimi.

B. Dëmtim nervor. Ska derman…Ndizi një qiri në kishë!…

Kur i doli varjanti i dytë dhjatroit?

Lavdi Perëndisë, nuk kam skerozë të thellë.

Dmth kthehem në shtëpi më këmbët e mija.

Por vogëlsirat, shtohen çdo ditë.

Problem kam me sms.

I bëra një zonjë një urim për vitin e ri.

I shkrova kur do ta “pimë” një kafe.

Tek fjala “pimë” në vend të “p” vura “q”…

Një ditë mora dy mesazhe.

1. Djali që punon në bangë më shkruante:” U emërova kryespecialist.”

2. Një mik më njoftonte:” Pas një sëmundje të gjatë, më vdiq babai.”

Lexo edhe :  Përktheni një kod penal evropian, mos shpikni rrotën

Djalit ju përgjigja:” Të lumtë bytha.”

Mikun e ngushëllova:” Me gëzime, pas kësaj dite.”…

Një ditë më von takova mikun:

“ Nuk të vjen turp nga vetja. Talle me të vdekurit?!”…

Dhe më tregoi sms.

I kisha dërguar sms-në e djalit…

As u skuqa e as u zvrdha…

Fajin e ka skleroza…

E kam bërë zakon.

Harroj çelsin e shtëpisë. Pastaj pres, si zagar, sa të kthehet Ezmerka, sepse bashkë me çelsin harroj edhe celularin…

Zakonisht mar bukë me vete për në punë.

E mbëshjell dhe e fut në një qese.

Dje kur dolla nga shtëpija mora edhe qesen me plehra.

I hodha plehrat në kazan…

Mbrita tek autobuzi. Më thotë një zonja:

-Zoti Mitro! Po i merr në autobuz plehrat? Ja ku e ke kazanin!

Bir o Mina! Kisha hedhur bukën në kazanin…?…

Sot pimë kafe. Katër femra dhe unë pesë.

Duke pëshpëritur më thotë njona:

“Shoku Mitro! Mbyll zinxhirin!”…

Dhe u skuq!…

-Pse skuqe?…Miku ka rënë në gjumë letargjik, si puna e gjarpërinjëve…
/O.S

Të fundit

Politikanët shqiptarë janë shqiptarë deri sa të bëhen ministra!

Nga Kim Mehmeti Politikanët shqiptarë janë shqiptarë vetëm deri sa të bëhen ministra apo këshilltarë të ndonjë burrështetasi maqedonas! Një koleg...

Paketa e Maleve, 500 projektet e para do të jenë pa taksa

Nga zonat më malore të veriut të Shqipërisë e deri në skajin më jugor të saj, interesi i qytetarëve për të përfituar nga ‘Paketa...

Shqiptarët harxhojnë mbi 100 milionë euro në vit për riparimin e elektroshtëpiakeve

Përhapja e teknologjisë dhe rritja e përdorimit të makinerive që ndihmojnë në punët e shtëpisë po zgjerojnë vit pasi viti shpenzimet e familjeve shqiptare...

Meta: Të hetohet kush i bëri pagesat dhe kujt i dërgoheshin faturat

“Asgjë e re nga takimi i fundit më 27 Maj me prokurorët e SPAK-ut”. Kështu është shprehur presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta...

“India po financon luftën ruse”

India po financon luftën ruse në Ukrainë, duke blerë naftë nga Moska. Akuza erdhi nga një bashkëpunëtor i ngushtë i presidentit amerikan Donald Trump,...

Lajme të tjera

Web TV