Jeni me grip? Ushqimet që ju bëjnë mirë, çfarë duhet të shmangni

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Oreksi është i pari që ikën kur trupi dhe organizmi përfshihet nga gripi dhe virozat.

Megjithatë, ushqimet luajnë një rol kryesor në shërimin e organizmit, rimëkëmbjen e imunitetit dhe metabolizmit. Por, kjo nuk do të thotë që për hir të shërimit të shpejtë, të varësh shpresat tek disa produkte të cilat për hir të së vërtetës janë shumë të gabuara.
Shmangni drithërat e rafinuara

Gripi e lëndon stomakun duke nxitur diarrenë dhe të përzierat. Ushqime si makaronat ose orizi mund të duken si ngushëlluese, por duhet të tregoni kujdes për drithin e përdorur.
Këto ushqime kanë një nivel të lartë glicemie dhe rrisin ndjeshëm nivelin e sheqerit në gjak.
Për më tepër, karbohidratet e thjeshta nxisin inflamacionin që nuk ju hyn në punë nëse organizmi tashmë po lufton me një virus.

Ëmbëlsirat dhe kafeja

Sheqeri është një karbohidrat i rafinuar dhe nxit inflamacionin. Qëndroni larg pijeve të ëmbla e të gazuara dhe akulloreve.
Në vend të tyre pini çajra bimorë me mjaltë që ju qetësojnë fytin. Djersa dhe temperatura e vazhdueshme e përthajnë organizmin. Ju duhet të hidratoheni por kafeja nuk e ofron këtë, përkundrazi e përkeqëson situatën.

Alkooli

Alkooli mund të bëhet armiku juaj i betuar në rast gripi. Ai e dehidraton organizmin më tej dhe përthan rrugët e frymëmarrjes. Në këtë mënyrë, kolla bëhet e rëndë dhe dërrmuese. Në vend të alkoolit, gjeni ngushëllim te supa e pulës që e ushqen organizmin me përkëdheli.

Suplementët

Suplementë si zinku reklamohen si të mrekullueshëm por ato duhen konsumuar vetëm nëse rekomandohen nga mjeku. Në vend të tyre merrni vitaminë C e cila shkurton kohëzgjatjen e simptomave të gripit.
Vitaminën mund ta merrni duke ngrënë fruta si kivi dhe luleshtrydhet.

Lexo edhe :  Si ta mbani djersën nën kontroll gjatë ditëve të nxehta të verës

Ushqimet me yndyrë

Ushqimet me një nivel të lartë yndyre, mishrat e përpunuar, të gatuar me vaj vegjetal ose yndyrna trans, shkaktojnë inflamacion dhe e nënshtrojnë sistemin imunitar. Për më tepër, ato treten me vështirësi dhe janë gjëja e fundit për të cilat ka nevojë stomaku juaj.
Në vend të tyre konsumoni vezë ose gjel deti, dy produkte të pasura me proteinë.

Produktet e bulmetit

Këto produkte ndoshta nuk kanë ndikim në kohëzgjatjen e të ftohurës apo gripit, por shkaktojnë parehati sidomos në nxjerrjen e sekrecioneve. Këto produkte besohet të trashin sekrecionet dhe vështirësojnë daljen e tyre nga organizmi. Në vend të tyre, pini lëngje të plota me fruta dhe perime, duke mos injoruar bananen. Me këto hapa, sëmundja do të jetë më e përballueshme dhe organizmi do të rikthehet në gjendjen optimale më shpejt./E.Ç

Të fundit

Dikur avokati i Trump, merr në hetim dosjen “Epstein”

Todd Blanche, avokati personal i Donald Trump, ndodhet në qendër të një polemike të madhe pas vizitës së tij...

Spahiu: Debati për Kodin e ri Penal mund të zgjidhet me referendum nga populli

Juristi Kreshnik Spahiu tha për Report TV se debati për Kodin e ri penal mund të zgjidhet edhe me referendum popullor. "Duhet që të hartohet...

Starmer vijon thirrjet: Situata në Gaza duhet të ndryshojë rrënjësisht

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Sier Keir Starmer ka bërë sërish thirrje për situatën në Gaza, duke thënë që duhet të ndryshojë rrënjësisht. Dje ai...

Regjistrohet rrufeja 829 kilometra e gjatë

Organizata Botërore Meteorologjike (WMO) ka vendosur një rekord të ri botëror për rrufenë më të gjatë një rrufe e jashtëzakonshme prej 829 kilometrash në...

Trump mund të falë Diddy-n? Shtohen spekulimet

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, po shqyrton seriozisht mundësinë e një faljeje presidenciale për reperin Sean “Diddy” Combs, i cili aktualisht po vuan dënimin...

Lajme të tjera

Web TV