Nëna mbani shënime, kjo është mosha ideale se kur duhet t’i lajnë dhëmbët fëmijët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Furçë dhëmbësh,kolinoz, fluor… Ka një moshë për gjithçka. Sipas OBSH-së (Organizatës Botërore të Shëndetit) 60-90% të fëmijëve që i përkasi grupimeve moshore 1-7 vjeç kanë probleme me shëndetin oral dhe kariesin.

Për ta parandaluar atë duhen marre këshillat e duhura dhe duhet filluar në kohën e përshtatshme larja e dhëmbëve. Studimet e ndryshme kanë treguar se edhe kur del dhëmbi i parë ka rrezik të preket nga kariesi. Fillimisht larja duhet bërë vetëm me furça të posaçme, të buta dhe të përshtatshme me moshën e fëmijës pa përdorur pastë dhëmbësh. Deri në moshën dy vjeçare fëmija mësohet me furçën, mund të zgjedhë një me bisht më të madh dhe me figura, por ende nuk duhet përdorur pasta. Kur fëmija mbush 2 vjeç, larja duhet beërë një ritual i përditshëm i higjienës së tij. Me kalimin e kohës mund të përdoret edhe pak pastë, por në sasi shume të vogël. Duke filluar nga mosha 3-vjeçare duhet të fillojë larja me një sasi kolinozi gati sa një kokërr bizeleje 2 herë në ditë. Në këtë periudhë fillon edhe larja e gjuhës, atje ku bakteret grumbullohen më shumë dhe akumulohet era e keqe e gojës. Kjo është edhe mosha kur fëmija di edhe të pështyjë.

Pasta e fluorizuar i pastron më së miri dhëmbët, forcon smaltin, e bën atë më të qëndrueshëm dhe parandalon prishjen e dhëmbëve (kariesin). Prandaj fluori është tejet i rëndësishëm për te vegjlit. Duke qenë se jo të gjithë fëmijët e kanë të zhvilluar njësoj refleksin e të pështyrit, me e mira është zgjedhja e një paste me fluor nga 250-500ppm për ata nën 6 vjeç, 500-1500ppm për ata 6-12 vjeç dhe nga 1000-2000ppm për më të rriturit./E.Ç

Të fundit

Gjergj Luca ironizon “Thurjen”: Mbahu Shaban, qëndro burrë!

Biznesmeni i njohur Gjergj Luca ka komentuar përmes një postimi në rrjete sociale përplasjen mes Adriatik Lapajt të "Shqipëria...

Egnatia fiton pastër ndaj kampionëve të Bjellorusisë, kualifikimi vuloset në Rrogozhinë

Egnatia ka mposhtur Dinamo Minsk me rezultatin 0 me 2 në transfertën e Hungarisë. Sfida e parë e vlefshme për turin e dytë të...

Ngjarja e Fierit, gazetarja zbulon detajet: Ishte masakruar në pjesët intime!

Anesti Rama 56 vjeç u vra në mënyrë makabër nga vajza e tij Emanilda Rama 26 vjeç në Fier. Burime bëjnë me dije se...

Përmbysje e madhe në “Loro Boriçi”, Vllaznia triumfon në ndeshjen e parë ndaj Vikingur

Vllaznia fiton 2-1 ndaj Vikingur Reykjavik në Shkodër, në ndeshjen e parë të turit të dytë të Conference League. Ndeshja u zhbllokua shumë shpejt, që...

A do të kandidojë për Bashkinë e Tiranës? Kjo është përgjigjja e Arlind Qorit

Kreu i i “Lëvizjes Bashkë”, Arlind Qori, ka përsëritur distancimin e tij politik nga dy partitë e mëdha, PS dhe PD, duke theksuar se...

Lajme të tjera

Web TV