Policia malazeze, arreston 5 personat që dhunuan të rinjtë shqiptarë

Policia malazeze ka arrestuar 5 prej autorëve që dhunuan 3 shqiptarët në Mal të Zi.

Drejtoria e Policisë ka konfirmuar se shkak i ngjarjes ka qenë një sherr në trafik, por pa dhënë detaje të tjera shtesë.

Për dhunimin e të rinjve shqiptarë në afërsi të qytetit Hercegnovi, janë shpallur në kërkim edhe persona 2 të tjerë.

Shqiptarët që u dhunuan janë Klodian Meaj, Azem Dervishi dhe Doris Kopaci. Ata ishin nisur për në Gjermani kur befas u sulmuan dhe u dhunuan 7 persona me veshje ushtarake./O.S