Dhuna në Malin e Zi/ Unioni Demokratik:Të hetohet urgjentisht, duam të dimë shkakun

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tre shqiptarët e dhunuar egërsisht në Malin e Zi u rikthyen në Shqipëri, e fillimisht kanë kryer kontrolle mjekësore edhe në urgjencën e Shkodrës.

Dëshmia tashmë e zbardhur e njërit prej tyre, Klodian Meaj duket konfirmon faktin që sulmi ka ndodhur për shkak të simboleve kombëtare.

“Kishim flamurin shqiptar në pasqyrën e mjetit me të cilin po udhëtonim”, është shprehur i riu.

“Ndoqëm pa probleme rrugën deri në HercegNovi, ku ndaluam shkurtimisht për shkak të disa vështirësive me makinën. Aty, u mblodhën një grup personash që nisën të godisnin automjetin, e për më pas na u kthyen dhe neve duke na dhunuar fizikisht pa asnjë arsye”, mësohet të ketë thënë ai ndërsa sqaron se edhe brenda makinës kanë qenë duke komunikuar me zë shumë të ulët, ndërsa këmbëngul se nuk ka pasur asnjë provokim nga ana e tij dhe e dy shqiptarëve të tjerë, Azem Dervishi dhe Doris Kopaçi.

Ky i fundit konfirmoi më herët jashtë kamerave për Top Channel se ishin goditur me sende të forta në kokë dhe trup. Ai shtoi se kishte marrë vetëm dy goditje ndërkohë që shokët janë dhunuar më shumë, ndërsa shtoi se nuk kanë mundur të reagojnë dhe nuk kanë kthyer mbrapsht sulmin drejt dhunuesve në asnjë moment.

Edhe Unioni Demokratik i shqiptarëve në Malin e Zi reagoi ndaj rrahjes barbare të tre të rinjve shqiptarë atje, duke kërkuar një shpjegim për incidentin, i cili, nga sa pohoi kreu i tij, Mehmet Zenka, u shkaktua nga tetë persona të mbanin veshje të tipit ushtarak. Sipas Vijestit, forca politike në fjalë ka kërkuar një përgjigje të menjëhershme nga institucionet kompetente.

“DUA u bën thirrje urgjentisht organeve përgjegjëse si dhe kryeministrit Milojko Spajiç dhe ministrit të Punëve të Brendshme Danilo Saranoviç që të marrin të gjitha masat e duhura për të zbardhur rrethanat e sjelljes së papranueshme ndaj tre shtetasve shqiptarë. Duam të dimë se cili është shkaku i këtij qëndrimi”, thuhet në njoftim./O.S

Të fundit

Trump në sy të Zelenskyt: Tani do marr Putinin në telefon dhe…

Presidenti i SHBA, Donald Trump, deklaroi para gazetarëve gjatë takimit me Presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky në Shtëpinë e...

Bilisht/ Humb jetën 55-vjeçari, sapo kishte dalë nga klinika dentare

Një 55 vjeçar ka humbur jetën sapo ka dalë nga nje klinikë dentare në qytetin e Bilishtit. Sipas të dhënave, mësohet se 55 vjeçari ka...

Bllokohen 14 turistë të huaj në kanionin e Langaricës

Policia e Përmetit ka shpëtuar 14 turistë të huaj që kishin mbetur të bllokuar në një pjesë të kanionit të Langaricës, teksa eksploronin më...

Trump komplimenton Zelenskyn për veshjen

Mes diskutimeve intensive mbi luftën dhe paqen, një moment i gëzuar ndodhi pikërisht tani në Zyrën Ovale, ndërsa zgjedhja e kostumit të zi nga...

Trump: Nuk kemi nevojë për armëpushim. Dua direkt paqe

Donald Trump thotë se nuk ka nevojë për një armëpushim në Ukrainë. Një marrëveshje paqeje mund të arrihet ndërsa Ukraina dhe Rusia janë në luftë,...

Lajme të tjera

Web TV