Si të qëndroni të sigurtë dhe të shëndetshëm gjatë të ftohtit këtë sezon dimëror

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Stuhitë e dimrit mund të prishin oraret tona ditore dhe planet e udhëtimit, por të ftohtit ekstrem, shiu, era dhe bora mund të ndikojnë gjithashtu në shëndetin tonë.

Vitet e fundit, normat e vdekjeve në të gjithë botën kanë qenë 8% deri në 12% më të larta gjatë muajve të dimrit, sipas të dhënave të vdekshmërisë nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.
Kjo rritje lidhet me “ndryshimet sezonale në sjelljen dhe trupin e njeriut” si dhe “ekspozimin e shtuar ndaj sëmundjeve të frymëmarrjes”, sipas Agjencisë së Mbrojtjes së Mjedisit të SHBA.

Përveç përgatitjes së shtëpisë me të ngrohtë dhe makinës për motin e dimrit, ka disa hapa të tjerë që mund të ndërmerrni për të mbajtur veten dhe të tjerët të shëndetshëm kur është shumë ftohtë.

Kujdesi për fëmijët dhe të moshuarit

Foshnjat dhe të moshuarit duhet të jenë të parët që duhet të kujdesemi gjatë dimrit thotë ,Tyler Barrett, doktor ekzekutiv mjekësor në Spitalin Universitar në Nashville. “Foshnjat dhe të rriturit e moshuar e kanë më të vështirë të ruajnë temperaturën bazë të trupit, sepse e humbasin nxehtësinë më lehtë dhe priren të prodhojnë më pak nxehtësi trupore. Hipotermia ndodh atëherë kur trupi fillon të humbasë nxehtësinë më shpejt sesa mund të prodhohet”, tha ai.

Qëndrimi i sigurtë në ambiente të mbyllura

Asnjëherë mos përdorni gjeneratorë, grila me gaz, qymyr ose sobë druri brenda shtëpisë tuaj. Tymi nga këto pajisje mund të shkaktojë grumbullimin e monoksidit të karbonit, shton Barrett, dhe gazi pa erë mund t’ju vrasë. Përdorimi i sobës së kuzhinës për ngrohje është gjithashtu jo i sigurtë, në vend të kësaj, përdorni batanije shtesë ose pallto. Një oxhak ose një ngrohës portativ i hapësirës mund të jetë një alternativë më e sigurtë.

Lexo edhe :  Ky ushtrim i thjeshtë mund t’ju ulë tensionin e gjakut në kohë rekord

Rreziqet nga ngrirja dhe hipotermia

Nëse keni nevojë të dilni jashtë gjatë një stuhie dimri, Barrett rekomandon kufizimin e sasisë së kohës që kaloni jashtë për të parandaluar ngrirjen ose hipoterminë. “Vishuni me rroba të ngrohta sidomos për mbrojtjen e zonave më të ndjeshme si veshët, hunda, faqet dhe gishtat e duarve, tha dr.Barrett. Ngrirja mund të ndodhë kur enët tuaja të gjakut ngushtohen, temperatura e lëkurës bie dhe kristale akulli formohen rreth dhe brenda qelizave tuaja, duke shkaktuar dëme. Simptomat përfshijnë lëkurë të bardhë ose gri në të verdhë që ndihet jashtëzakonisht e fortë. Gjithashtu kujdes nga Hipotermia, që është një gjendje mjekësore më serioze dhe kërkon ndihmë mjekësore urgjente. Shenja të tjera përfshijnë konfuzionin, humbjen e kujtesës dhe përgjumjen.

Qëndroni të hidratuar

Në temperatura jashtëzakonisht të ftohta, lëkura jonë mund të bëhet shumë e thatë dhe e plasaritur nëse nuk hidratohet siç duhet. Përdorni ujë të ngrohtë në vend të ujit të nxehtë gjatë banjove dhe dusheve për të parandaluar përkeqësimin e lëkurës së thatë. Akademia Amerikane e Dermatologjisë rekomandon aplikimin e kremit hidratues menjëherë pas dushit për të bllokuar lagështinë ekzistuese në lëkurën tuaj. “Njerëzit që vuajnë nga ekzema mund të kenë disa shpërthime të shtuara gjatë dimrit,” tha Barrett, duke shtuar se ata me sëmundje të lëkurës të lidhura me dimrin duhet të flasin me ofruesin e tyre të kujdesit parësor për udhëzime dhe trajtim të mëtejshëm./E.Ç

Të fundit

Ylli katalanas refuzoi 100 milionë euro nga Arabia Saudite

Pini Zahavi, agjenti i Robert Lewandowski-t ka zbuluar ofertën e bujshme që ka refuzuar lojtari i tij vetëm për...

Mjeshtri i Madh Bujar Asqeriu feston 69 vjetorin

Sot, aktori i madh dhe një ndër njerëzit më të vyer të skenës shqiptare, Bujar Asqeriu feston ditëlindjen. Në këtë 13 dhjetor, Mjeshtri i Madh...

Alizoti ironizon Ramën: Kryeministri s’i ndërpret pushimet

Deputeti demokrat, Tomorr Alizoti, ka komentuar në studion e Syri Tv situatën problematike të zjarreve në vendin tonë. Alizoti theksoi se Shqipëria vijon të...

Pas zjarreve, Greqia tani përballet me një tërmet

Sikur të mos mjaftonin zjarret shkatërrimtare, Greqia është përballur mbrëmjen e së mërkurës dhe me një tërmet të fortë. Sipas të dhënave nga EMSC, tërmeti...

“Tornado” godet shqiptarin në Itali, i gjenden të fshehura 700 mijë euro

Një shtetas shqiptar është vënë në qendër të një hetimi të thelluar nga autoritetet italiane, si pjesë e një organizate ndërkombëtare të trafikut të...

Lajme të tjera

Web TV