Aludohet se është në një lidhje me Sardi Strugaj, Semi Jaupaj vjen me dedikimin për…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas daljes së saj nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, ajo e “Big Brother VIP”, Semi Jaupaj u kthye më fuqishëm se kurrë në muzikë. Ajo publikoi “Mos u kthe” dhe ‘Ani‘, dy këngë që u pritën mjaft mirë nga publiku që nga çastet e para të publikimit dhe që numërojnë miliona klikime.

Së fundmi aludohet se Semi është në një lidhje dashurie me Sardi Strugaj, dyshime të cilat u bënë më të forta gjatë premierës së filmit “5 herë JO”, ku u shfaqën në tapetin e kuq të shoqëruar bashkë, por edhe gjatë spektaklit të “Dancing With The Stars”, ku Sardi nga të afërmit e tij zgjodhi Semin për të performuar bashkë. Ata janë shprehur se janë shokë prej vitesh, por të gjithëe kanë vënë re kiminë dhe afrimitetin që kanë me njëri-tjetrin. Ama së fundmi Semi i ka bërë të gjithë pak konfuzë, pasi me një video, ku ka treguar se do të publikojë së shpejti këngën e saj të re, dëgjohen miqtë e saj të cilët tregojnë se i dedikohet historisë së saj të vjetër. Kjo i ka bërë fansat dhe të gjithë të tjerët të dyshojnë nëse me të vërtetë Semi dhe Sardi janë në një lidhje.

/O.S

Të fundit

Raporti i GAP: 359 mijë qytetarë janë larguar nga Kosova deri në vitin 2023

Deri në vitin 2023, 359 mijë persona, që përbëjnë rreth 22.6% të popullsisë së Kosovës, kanë emigruar. Në raportin...

Një fëmijë 3 vjeç gjendet i vetëm në rrugët e Tiranës, policia ua dorëzon familjarëve

Një fëmijë i vogël rreth 3 vjeç është gjetur i vetëm pasditen e sotme nga policia e Tiranës. Përmes një njoftimi për mediat policia bën...

Mbërrijnë 88 mijë vota nga diaspora, por pse shqiptarët e Greqisë po votojnë kaq pak?

Pjesëmarrja e diasporës në zgjedhjet e 11 majit po dominohet nga emigrantët në Itali, ndërsa Greqia ka surprizuar me një pjesëmarrje shumë të ulët...

Bie ekonomia e SHBA, Donald Trump nis justifikimet: “Nuk isha unë deri më 20 janar…”

Ekonomia amerikane u tkurr me një normë vjetore prej 0.3% në tre muajt e parë të vitit, tha Departamenti i Tregtisë. Kjo shënoi një rënie...

Legjenda e Anglisë: Problemi i Realit ka një emër, quhet Toni Kroos

Rio Ferdinand mendon se problemi i Real Madrid është mungesa e Toni Kroos. Mesfushori gjerman u largua verën e shkuar dhe skuadra madrilene po...

Lajme të tjera

Web TV