Shteti ku gratë janë më të lumtura

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Danimarka është vendi më i mirë në botë për të qenë grua, sipas Indeksit të Grave, Paqes dhe Sigurisë (WPS) 2023, i cili është prezantuar në tetor të vitit 2023 në Misionin Norvegjez në Kombet e Bashkuara në Nju Jork.

Vendi shënon tre herë më shumë se Afganistani, i cili renditet më i ulëti në indeks.

Indeksi WPS, bazohet në burime të njohura të të dhënave për të matur përfshirjen, drejtësinë dhe sigurinë e grave në 177 vende.

Danimarka, Zvicra, Suedia, Finlanda dhe Luksemburgu kryesuan renditjen në vendet kryesore për gratë. Afganistani, Jemeni dhe Republika e Afrikës Qendrore renditen ndër më të ulëtat.

“Vendet ku gratë po ecin mirë janë më të prosperuara, paqësore, demokratike dhe më të përgatitura për t’iu përgjigjur ndikimeve të ndryshimeve klimatike,” tha Elena Ortiz (SFS’21), një studente e Georgetown e cila është autorja kryesore e raportit. “Kur gratë ecin mirë, të gjithë në shoqëri janë mirë, dhe indeksi ynë e tregon këtë.”

Indeksi i vitit 2023 zbuloi se mirëqenia e grave është e lidhur drejtpërdrejt me mirëqenien e një vendi.

Vendet ku gratë kanë zhvillim të mirë shënuan rezultate më të larta për sa i përket paqes, demokracisë dhe prosperitetit, sipas korrelacioneve midis Indeksit WPS dhe indekseve të tjera globale. Në fakt, këto ndikime lidhen më fort me statusin e grave sesa me GDP-në.

Veçanërisht, 20 vendet e renditjes më të ulët në indeksin e këtij viti kanë përjetuar konflikt të armatosur midis 2021 dhe 2022. Në shumicën e këtyre vendeve – përfshirë Afganistanin, Jemenin, Republikën e Afrikës Qendrore dhe Sudanin e Jugut – më shumë se gjysma e grave jetojnë në konflikt.

“Bota është e mbështjellë nga një numër në rritje konfliktesh dhe ka një rritje të autoritarizmit dhe shtytjes kundër progresit të grave,” tha ambasadorja Melanne Verveer, drejtore ekzekutive e GWIPS. “Indeksi na kujton se ekziston një korrelacion i drejtpërdrejtë midis mirëqenies së grave dhe mirëqenies së kombeve. Investimet në avancimin e barazisë gjinore janë gjithashtu investime në paqe, siguri dhe prosperitet.”/E.Ç

Të fundit

Ylli katalanas refuzoi 100 milionë euro nga Arabia Saudite

Pini Zahavi, agjenti i Robert Lewandowski-t ka zbuluar ofertën e bujshme që ka refuzuar lojtari i tij vetëm për...

Mjeshtri i Madh Bujar Asqeriu feston 69 vjetorin

Sot, aktori i madh dhe një ndër njerëzit më të vyer të skenës shqiptare, Bujar Asqeriu feston ditëlindjen. Në këtë 13 dhjetor, Mjeshtri i Madh...

Alizoti ironizon Ramën: Kryeministri s’i ndërpret pushimet

Deputeti demokrat, Tomorr Alizoti, ka komentuar në studion e Syri Tv situatën problematike të zjarreve në vendin tonë. Alizoti theksoi se Shqipëria vijon të...

Pas zjarreve, Greqia tani përballet me një tërmet

Sikur të mos mjaftonin zjarret shkatërrimtare, Greqia është përballur mbrëmjen e së mërkurës dhe me një tërmet të fortë. Sipas të dhënave nga EMSC, tërmeti...

“Tornado” godet shqiptarin në Itali, i gjenden të fshehura 700 mijë euro

Një shtetas shqiptar është vënë në qendër të një hetimi të thelluar nga autoritetet italiane, si pjesë e një organizate ndërkombëtare të trafikut të...

Lajme të tjera

Web TV