“Gërdeci”/ Ylli Pinari dëshmon në GJKKO

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ylli Pinari, ish-drejtor i kompanisë “Meico”, është paraqitur këtë të mërkurë në GJKKO.

Ai ka dëshmuar në procesin gjyqësor ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, në lidhje me çështjen “Gërdeci”.

Ylli Pinari tregoi se si ishte vënë në kontakt me Patrik Henrin, përfaqësuesin e SAC, kompanisë së përfshirë në demontimin e armëve në Gërdec.

Gjithashtu ai foli edhe për ortakërinë e Patrik Henrit me Mihal Delijorgjin, të cilët ishin bashkaksionerë në kompaninë “Albademil”.

“Meico nuk është përfshirë në procesin e përcaktimit të Gërdecit si vend demontimi. Fillimisht kemi pasur komunikime me ‘e-mail’. Pas shkëmbimit të informacionit Patriku propozoi krijimin e një linje demontimi”, është shprehur ai ndër të tjera.

Kujtojmë se Ylli Pinari ka qenë i dënuar në procesin “Gërdeci”, por më pas ai përfitoi lirinë me kusht./e.t

Të fundit

Në Zvicër, vendasit shkojnë në punë me not (VIDEO)

Ky lum zviceran është aq i pastër, sa vendasit e përdorin atë për të shkuar në punë. Në Zvicër, njerëzit...

Njihuni me teknokratin e Kremlinit që zbaton agjendën e Putinit

Zëvendëskryetari i parë i administratës presidenciale të Rusisë, Sergei V. Kiriyenko, është kthyer gjatë tre viteve të fundit në inxhinierin kryesor të menaxhimit politik...

A ka qenë ndonjëherë italishtja një gjuhë ndërkombëtare, siç është anglishtja sot?

Gjatë Rilindjes, italishtja u përdor në mjediset diplomatike për të hartuar traktate ndërkombëtare dhe deri në shekullin e 19-të ishte gjuha e përbashkët e...

Bie Euro, forcohet Leku! Faktorë kryesorë, turizmi dhe remitancat

Euro ka vijuar të dobësohet ndaj Lekut, duke arritur nivelin më të ulët të dhjetë viteve të fundit. Sipas kursit të këmbimit të Bankës së...

Fshehu provat e ngjarjes ku ishte përfshirë i vëllai, AMP ndëshkon policin në Tiranë

Përpjekja për të ndihmuar vëllain duke mbuluar një ngjarje të datës 5 korrik, ku ky i fundit akuzohej për kanosje të një personi, i...

Lajme të tjera

Web TV