GJKKO rinis sot seancat për “Gërdecin, lista e dëshmitarëve drejt fundit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata e Posaçme do të rinisë sot seancat ndaj ish-ministrit Fatmir Mediu për tragjedinë e Gërdecit. Gjatë javëve të fundit, çdo të enjte në GJKKO janë thirrur dëshmitarë të ndryshëm, ku janë pyetur mbi atë që ndodhi në “fabrikën e vdekjes”. Në fund të dhjetorit u paraqit për të dëshmuar Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit Berisha. Emri i tij është përmendur në disa raste, por ai mohoi të ketë lidhje. Por nga gjithë lista prej 71 dëshmitarësh, vetëm një person ka rëndësi dhe ai është Luan Hoxha.

Gjenerali është ndër të paktët që ka përmendur emrin e Shkëlzenit gjatë një deklarimi që ka bërë në ambasadën amerikane. Më pas ai iku në SHBA. Nëse shihet lista e dëshmitarëve, pas Shkëlzen Berishës duhej të pyeteshin dy emra, Ylli Pinari dhe Luan Hoxha, por në seancën e fundit GJKKO i kaloi këta dy emra dhe kërkoi të thirren Jorgo Mino, ushtarak dhe Ndue Marku jurist. Këta të fundit refuzuan me argumentin se janë dënuar për rastin e tragjedisë dhe nuk mund të flasin. Tani mbetet të shihet se kur gjykata do vendosë për thirrjen e Luan Hoxhës dhe nëse ky i fundit do të pranojë të dëshmojë. Por pse Luan Hoxha ka kaq shumë rëndësi për procesin? Gjeneral Hoxha u tentua të bëhej kurban kur ndodhi tragjedia, pasi u mor i pandehur. Mirëpo ai u largua në SHBA dhe kërkoi azil gjë që u pranua.

Para se të largohej, Luan Hoxha takoi ambasadorin amerikan të asaj kohe John Withers, ku rrëfeu implikimin e Shkëlzen Berishës dhe Mediut në tragjedi. Ai i ka thënë ambasadorit se djali i kryeministrit i kishte bërë presion të procedonte pa vonesa me municionet. I pyetur nëse kishte informuar prokurorinë, Hoxha ishte përgjigjur se kishte depozituar çdo provë, përjashtuar informacionet për Shkëlzen Berishën. Ndërkohë mësohet se pasi iku në SHBA, ai u kthye në të penduar. Mësohet se atje ai ka rrëfyer të gjitha bëmat e familjes Berisha sa i takon Gërdecit dhe zërat flasin se dëshmia e tij është një prej elementeve kyç që bindin amerikanët të shpallin Berishën dhe Familjen e tij “Non grata”.

Lexo edhe :  Ndjekje si në filma! 36-vjeçari grabit makinën te Siri Kodra, policia e prangos në Rinas

Seanca është lënë për sot në orën 09.00, teksa duket se lista e dëshmitarëve po shteron dhe kjo është kambanë alarmi për Fatmir Mediun, pasi me tu mbyllur dëshmitë nuk ka më zvarritje dhe gjyqi mund të përfundojë. Kjo do të thotë se do kemi një vendim final kundër tij brenda pak muajsh.

Të fundit

Heqja e simboleve të UÇK-së nga ‘Arena Kombëtare’/ OVL: Na dhemb zemra oj nanë Shqipni

Gjatë ndeshjes mes Shqipërisë dhe Serbisë (0-0) në stadiumin "Arena Kombëtare" në Tiranë, flamuri i UÇK-së (Ushtria Çlirimtare e...

Ndeshja me Serbinë/ Revoltohet Braçe: Duhej ta kishim fituar, dreqi ta hajë!

Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar pas ndeshjes së mbrëmjes së djeshme mes Shqipërisë dhe Serbisë, e cila përfundoi me rezultatin 0-0. Në një...

VIDEO/ Ishte bllokuar në plazhin e Akuariumit, policia i vjen në ndihmë turistit amerikan

Policia e Himarës dhe Policia Kufitare Dhërmi i kanë ardhur në ndihmë në ndihmë një shtetasi amerikan të bllokuar në zonën e plazhit të...

U arrestua për kultivim hashashi/ Enca: E ka krijuar Zoti, kush jam unë mos ta respektoj

Këngëtarja e njohur Enca Haxhiaj, ka folur për herë të parë lidhur me arrestimin e saj, pasi kultivoi bimë narkotike në disa vazo në...

Hodhën sende në fushë gjatë ndeshjes Serbinë/Arrestohen 2 persona, procedohen 12 të tjerë

Dy persona janë arrestuar dhe 12 të tjerë janë proceduar nga Policia e Tiranës pasi gjatë ndeshjes Shqipëri-Serbi, ditën e djeshme në stadiumin “Arena...

Lajme të tjera

Web TV