Krim në familje/ Shqiptari vret me armë kunatin në Greqi, i përdhunoi vajzën

Një krim në familje është regjistruar pasditen e djeshme në Volos të Greqisë.

Një 50-vjeçar shqiptar vrau me armë zjarri kunatin e tij, vëllain 33-vjeçar të gruas.

Viktima u gjet në rrugën Volos-Zagoras, pranë makinës së tij, me plagë në fytyrë dhe në kraharor.

Ka qenë vetë 50-vjeçari ai i cili ka telefonuar autoritetet dhe ka rrëfyer krimin, raporton “Kathimerini“.

Ai është vetëdorëzuar në polici dhe ka deklaruar se kunatin e vrau për shkak se kishte abuzuar seksualisht me vajzën e tij nga martesa e parë.

Vajza 18-vjeçare i kishte thënë autorit se viktima abuzonte seksualisht me të që në moshën 9-vjeçare.

Autori tha se vajza ishte ndier e detyruar të rrëfente abuzimin për shkak se 33-vjeçari e shantazhonte prej disa kohësh duke publikuar materiale video dhe foto në këmbim të parave./e.t