Donald Trump: Po të isha president, nuk do të ndodhte lufta në Ukrainë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, ka argumentuar se rivali i tij në zgjedhjet e 5 nëntorit, Joe Biden, është i dobët kundër Kinës dhe Rusisë dhe se nëse ai do të ishte president gjatë kësaj periudhe, nuk do të ndodhte lufta në Ukrainë dhe sulmet e Hamasit më 7 tetor.

Trump, kandidati më i fortë presidencial i republikanëve në zgjedhjet e 5 nëntorit, mori pjesë në transmetimin e drejtpërdrejtë në kanalin Fox News në shtetin e Iowa-s, ku më 15 janar do të fillojnë zgjedhjet paraprake.

Trump deklaroi se Biden është i dobët në politikën e jashtme.

 “Sot, ju keni kaos. Joe Biden nuk mund të bashkojë dy fjali, por ai po na mbron kundër Putinit, Xi dhe të gjithë liderëve të tjerë të zgjuar”, tha ai.

Duke pretenduar se Rusia nuk do të mund të hynte në Ukrainë nëse ai do të ishte president, Trump tha: “Lufta në Ukrainë nuk do të kishte ndodhur kurrë, Rusia nuk do të kishte hyrë kurrë (në Ukrainë). Sulmi i fundit ndaj Izraelit nuk do të kishte ndodhur kurrë”.

Trump gjithashtu, theksoi se asnjë amerikan i kapur nga Hamasi, nuk është shpëtuar ende dhe argumentoi se administrata Biden tregoi “udhëheqje të dobët” në këtë pikë.

Nga ana tjetër, Trump, i cili bëri edhe vlerësime për politikën e brendshme, pohoi se kishte një problem serioz me emigrantët e paligjshëm në vend dhe Biden nuk bëri asgjë për këtë.

Duke iu referuar emigrantëve të parregullt, të cilëve iu është caktuar një zonë strehimi në një shkollë në New York, Trump tha se nëse ai bëhej president, të gjithë ata që hynin ilegalisht në SHBA do të dëboheshin./E.T

Lexo edhe :  Rrëzohet avioni në Arizona, nuk ka të mbijetuar

Të fundit

Manjani: SPAK për të goditur financimin e terrorizmit, jo sponsorët e fustaneve

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar me tone ironike lidhur me veprimtarinë e SPAK, duke nënvizuar se struktura...

Ari zviceran dhe sulmi i Donald Trumpit

Pse Zvicrau godit me një tarifë prej 39%? Argumenti i Uashingtonit është i thjeshtë. Ai beson se partnerët tregtarë të SHBA-së kanë akses të gjerë në tregun...

Tomas Man, arkitekti i romanit modern gjerman

12 gusht 1955 - Vdekja e shkrimtarit Nga Leonard Veizi Në horizontin e letërsisë gjermane të shekullit XX, Tomas Man shfaqet si një monument i ndërtuar...

Digjet “Syri i Kaltër”, flakët në parkun natyror vijojnë, evakuohen 500 turistë

Zjarri që përfshiu zonën natyrore të Syrit të Kaltër në Sarandë pasditen e djeshme ka vijuar edhe gjatë natës, ndonëse me intensitet më të...

Nga hero kombëtar në tradhtar/ Përballja e Novak Gjokoviçit me regjimin e Beogradit

Pasi është rreshtuar ngadalë pas lëvizjes protestuese në Serbi, tenisti i njohur Novak Gjokoviq po përballet me një fushatë të mediave proqeveritare në Beograd....

Lajme të tjera

Web TV