Organizata Botërore e Shëndetësisë ka ngitur alarmin për një valë të re infektimesh me virusin Covid-19.

Në një raport të fundit, OBSH deklraon se të paktën 10 mijë persona kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit në 50 vende të ndryshme, vetëm gjatë muajit dhjetor.

Këto janë shifrat alarmuese nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, e cila mes të tjerash bën me dije se gjatë kësaj periudhe janë rritur ndjeshëm rastet e shtrimeve në spital dhe pacientëve me komplikacione të rënda.

“Megjithëse Covid nuk është më një emergjencë globale shëndetësore, virusi vazhdon të qarkullojë, të ndryshojë dhe të vrasë. Të dhënat nga burime të ndryshme tregojnë një rritje të transmetimit në dhjetor”, tha kreu i OBSH, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Shumë vende kanë shënuar një shtim të rasteve me Covid dhe për këtë arsye, në disa institucione shëndetësore, apo në të tjera ku ka përqendrim të madh njerëzish, kanë kthyer përdorimin e maskës.

Edhe në vendin tonë mjekët kanë apeluar për kudjes, pasi po qarkullojnë njëkohësisht gripi, virozat e stinës dhe virusi Covid-19./O.S