Përurohet palestra e gjimnazit “Ismail Qemali”, Veliaj: Gjërat e mira bëhen në skuadër

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“‘Ismail Qemali’ ka një ambient fantastik buzë të Lanës, në një nga bulevardet kryesore të Tiranës, me fushë tenisi, basketbolli, volejbolli, por në këto kohë të dimrit, sado që dimri ynë është relativisht i butë, ka nevojë edhe për një hapësirë sportive të brendshme. I jam shumë mirënjohës Ambasadës së Polonisë. Prej punës që kam, unë takoj shumë ambasadorë dhe diplomatë, ku pjesa më e madhe mbajnë fjalime, konferenca, seminare, etj. Por, ne e kemi kaluar atë fazë, tani na duhen miq që vërtet na japin një dorë. Kjo palestër mund të duket modeste sepse Tirana ka 400 institucione arsimore, por për ata që e bëjnë shkollën tek “Ismail Qemali”, ky është një investim shumë i rëndësishëm”, tha Veliaj.

Mandej, ai theksoi se në sport është shumë e rëndësishme që gjërat të bëhen në skuadër, ashtu sikur edhe në jetën e përditshme është mirë të kesh një mbështetje për të ecur përpara.

“Nuk është e thënë që të gjithë do të dalim sportistë elitarë, por ka rëndësi fakti që çunat dhe gocat luajnë në skuadër, mësojnë si të fitojnë e si të humbasin, sepse në jetë ashtu siç nuk mund të fitosh gjithmonë, edhe nuk humbet gjithmonë. Nga ana tjetër, gjërat bëhen në skuadër. Asnjë prej koshave që bëmë sot, nuk vinte dot nëse dikush tjetër nuk e pason topin, dikush nuk e mbron, edhe dikush tjetër nuk është pranë tabelës. Parimet që mësojmë nga sporti, janë parime që vlejnë për tërë jetën. Kush është marrë me sport tërë jetën, e di që një sportist i mirë, është mbi të gjitha një qytetar i mirë. Më vjen mirë që sot kultivojmë jo vetëm një ambient ku kalojmë kohë, por ku krijojmë skuadër, krijojmë komunitet, dhe krijojmë ndoshta disa miqësi, që do i kemi gjithë jetën, dhe nuk do t’i harrojmë kurrë”, u shpreh Veliaj.

Lexo edhe :  Si u pasurua ish-presidenti rus nga lufta

Nga ana e saj, ambasadorja e Polonisë në Tiranë, Monika Zuchniak-Pazdan, falenderoi Bashkinë e Tiranës për punën e shkëlqyer që është bërë për realizimin e këtij projekti.

“Së pari, më lejoni të falënderoj përfaqësuesit e shkollës për mbështetjen dhe sigurisht ty, Erion, dhe skuadrën tënde, për gatishmërinë në realizimin e këtij projekti që prej fillimit. Të gjithë e dimë që vitin e kaluar Tirana ishte Kryeqyteti Europian i Sportit, me një kalendar të pasur me një sërë aktivitetesh dhe turnesh. Realisht keni bërë një punë të shkëlqyer. Ambasada e Republikës së Polonisë u angazhua në zbatimin e projektit, në rinovimin e këtij gjimnazi. Jam shumë e lumtur që ne e realizuam këtë në bazë të projektit polak të quajtur “Polish Aid”. Ky program tashmë na mundëson mbështetjen e disa projekteve, jo vetëm në Tiranë, por edhe në Kamëz. Shpresojmë që ky gjimnaz t’ju shërbejë për vite”, u shpreh ajo./O.S

Të fundit

Lady Diana, princesha që la klasën e parë për të ndihmuar nënën me fëmijë tek ekonomiku

Lady Diana është lajm sa herë përmendet emri i saj, për gjithë thjeshtësinë dhe ngrohtësinë që shfaqte si princeshë....

Skandal financiar në Britani, nis hetimi për mashtrim në projektin gjigand HS2

Një hetim i thelluar është hapur në Mbretërinë e Bashkuar pas dyshimeve për mashtrim fiskal dhe keqpërdorim fondesh në një nga projektet më ambicioze...

Zbulohet lista: Kush janë futbollistët më të paguar të Botërorit të klubeve?

Leo Messi përfaqëson MLS-në në Botërorin e klubeve si lojtari më i paguar i kontinentit amerikan dhe është pjesë e listës së 20 futbollistëve...

Anija kozmike e Agjencisë Hapësinore sjell pamjet e para të polit jugor të Diellit

Videoja dhe imazhet e para të polit jugor të Diellit janë dërguar në Tokë nga anija kozmike Solar Orbiter e Agjencisë Hapësinore Evropiane. Imazhet...

Befasia e madhe nga Juventusi: 70 mln euro për sulmuesin më të kërkuar në Europë

Përveç klubeve të Premier League, në garë për Viktor Gyökeres futet seriozisht edhe Juventus. "Corriere dello Sport" raporton se Juventus, brenda pak ditësh do...

Lajme të tjera

Web TV