Shtëpia plot me drogë, policia kthen “përmbys” banesën e shqiptarëve, dy në arrest

ITALI- Dy shqiptarë kanë rënë në prangat e autoriteteve italiane pas kontrolleve të kryera në banesat e tyre ku u gjetën lëndë narkotike, kokainë. Pas hetimeve dhe mbikëqyrja nga ana e policisë u identifikuan dy banesa në lagjen Madonna di Campagna të Torinos në të cilat jetonin shqiptarët. Dy shqiptarët u ndaluan në dalje të godinës ku më pas u kryen edhe kontrollet brenda banesave.

Gjetja e drogës nuk ishte e lehtë pasi droga në banesën e parë ishte e fshehurm në zgavrën e një rafti këpucësh. Brenda raftit u gjetën katër pako me kokainë si dhe një peshore precize dhe material të dobishëm për paketimin e drogës në doza.

Ndërsa në banesën e dytë droga u gjet e fshehur në një dyshek. Brenda dyshekut u gjetën dy pako me 1 kg 25 gram kokainë, tre peshore prcize, material i përshtatshëm për paketimin e lëndës narkotike dhe një sasi e konsiderueshme parash.  Vlera e shitjes me pakicë e lëndës së sekuestruar ishte mbi 120 mijë euro./O.S