Si të mburresh për arritjet e tua pa u dukur arrogant/e?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nuk është aspak gabim të tregosh herë pas here për arritjet e tua, por në kohët që po jetojmë kur ka kaq shumë probleme, ekspertë e komunikimit shprehen se ekziston një lloj frike se personi përballë mund ta marrë si mendjemadhësi çdo bisedë rreth suksesit.

Por ka disa këshilla specifike se si mund ta bësh këtë pa u ndjerë aspak keq që tregove të vërtetën.

Meredith Fineman, autore e “Brag Better: Master the Art of Fearless Self-Promotion”, ka zbuluar për Cosmopolitan disa nga këshillat për komunikim më të mirë.

Si fillim duhet të pranosh dhe kuptosh se arritjet e tua janë të vlefshme për t’u ndarë me të tjerët!

Nuk të duhet të fitosh një çmim që të tregosh për arritjet e tua dhe është e rëndësishme të mos biesh pre e frikës. Madje sipas Meredith, frika është tregues se je shumë i aftë në atë që bën.

Prano që të mburresh është pjesë e të qenurit i mirë në punën tënde: Nuk ka rëndësi në çfarë profesioni je, gjithmonë do të duhet të flasësh për punën e mirë që ke bërë para personave që njeh.

Duhet ta kthesh në prioritet të treguarin e punëve të mirave që ke bërë: Sidomos në ambientin e punës, ka rëndësi të vësh në dukje arritje të ndryshme, pasi në raste të caktuara ato biseda bëhen vendimtare të së ardhmes tënde në kompaninë ku punon./E.Ç

Të fundit

Avokati i Ilir Metës: Po qendron në burg vetëm për një kartë që e përdorte Monika

Avokati Kujtim Cakrani deklaron se akuza për çështjen e lobimit tët Ilir Metës në SHBA, ka rënë. Cakrani tha për...

Paketa e Maleve/ Hyn në fuqi udhëzimi për identifikimin dhe shpalljen e zonave prioritare

Nisma Paketa e Maleve pritet të nisë zbatimin me identifikimin dhe shpalljen e zonave të zhvillimit nga grupet e punës pranë pushtetit vendor. Në fletoren...

‘Saga’ e zgjedhjeve të 11 majit, KQZ vulos sot ndarjen e mandateve për 4 qarqe

Saga e zgjedhjeve të 11 majit, do të përfundojë sot në KQZ për 4 qarqe. Pasi Kolegji Zgjedhor certifikoi zgjedhjet në Kukës, Gjirokastër, Korçë e Lezhë, Ilirjan...

Majkëll Xhekson, kur u shua një yll që ndriçonte më shumë se muzika

25 qershor 2009 Nga Leonard Veizi Majkëll Xhekson nuk ishte thjesht një këngëtar që bënte namin në Hit Parade dhe thyente rekorde shitjesh me disqe që...

Australiani i zhdukur prej 8 muajsh në Bjeshkët e Nemuna, familja apel për ndihmë

Një familje australiane po përpiqet me çdo kusht të gjejë djalin dhe vëllanë e tyre, i cili u zhduk gjatë një ecjeje në Shqipëri...

Lajme të tjera

Web TV