Disa gjëra që nuk duhet ti bëni me stomakun bosh

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mënyra se si e filloni mëngjesin mund të ndikojë në nivelin tuaj të energjisë gjatë ditës, ndaj duhet të keni parasysh disa këshilla për ta nisur ditën mbarë me stomakun bosh.

Ndonjëherë njerëzit zhvillojnë zakone që mund të shkaktojnë probleme me shëndetin ndaj këshillat më tej do ju tregojnë nëse zakonet tuaja të përditshme janë në rregull apo duhen ndryshuar.

Konsumimi i barnave anti-inflamatore: Medikamente të tilla si aspirina, paracetamoli dhe medikamente të tjera anti-inflamatore nuk duhet të pihen me stomakun bosh pasi mund të çojnë në komplikime serioze të tretjes.

Pirja e kafes: Nëse jeni nga ata që ju pëlqen të pini kafe në mëngjes për t’u zgjuar, duhet të jeni të vetëdijshëm për efektet negative të pirjes së kafes me stomakun bosh, ndër to rritja e menjëhershme e kortizolit.

Ushtrimet intensive: Ka shumë mite për aktivitetin fizik sapo zgjoheni. Trupi ka nevojë për lëndë ushqyese për të nisur ditën me ritmin e duhur dhe për shkak të ushtrimeve intensive para mëngjesit, trupi do të përdorë rezervat e energjisë për të ruajtur forcën.

Pirja e lëngut të limonit: Lëngu i limonit përmban shumë vitamina, minerale dhe lëndë ushqyese të tjera thelbësore, por pirja e tij esëll mund të irritojë mukozën e stomakut, veçanërisht në rastet e gastritit apo problemeve me apartin tretës./O.S

Të fundit

Më shumë se ndërtesë

Nga Artan Shkreli … Spanja po ndërton një rrokaqiell (kullë) që kultivon ushqim, prodhon energji dhe pastron ajrin - të gjitha...

Horoskopi ditor, 11 Korrik 2025

DASHI Mos e humbisni kohën! Pasioni është i pranishëm në këtë horoskop, por kini kujdes në marrëdhëniet me Peshqit dhe Bricjapin. Sa i përket punës,...

Krerët e shtetit, dueli fatal mes Aaron Burr dhe Alexander Hamilton

11 korrik 1804 Më 11 korrik 1804, ndodhi një nga episodet më dramatike dhe të përfolura të historisë politike amerikane: dueli mes nën-presidentit të atëhershëm,...

Salianji: 15 vetë janë në qeli për përdorimin e SKY

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ishte i ftuar këtë mbrëmje në emisionin "Çim Peka LIVE" në Syri Tv ku foli për vuajtjen e...

Berat, motori përplas biçikletën, dërgohen në spital drejtuesit

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në hyrje të qytetit të Beratit, në lagjen Barrikadë, në vendin e njohur si...

Lajme të tjera

Web TV