Korja e Bukës/ Vlerat Befasuese për Shëndetin dhe Stomakun

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një herë e një kohë, një nga këshillat e përsëritura të gjysheve të zonave të veriut të Shqipërisë ishte që fëmijët duhet të hanin koret e bukës sepse nuk do të kishin ftohtë në dimër.

Korja e fortë e bukës ngjan më inferiore në krahasim me tulin e butë dhe lehtësisht të përtypshëm të saj.

Megjithatë, në aspektin shëndetësor, korja e bukës është shumë herë më superiore.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org studimet mbi ushqimet favorizojnë më shumë konsumin e kores së bukës.

Korja e bukës kundër qelizave të dëmshme
Një studim Gjerman i kryer në vitin 2002 zbuloi se korja e bukës përmban një antioksidant që është i dobishëm kundër qelizave të dëmshme.

Sipas studimeve, ky antioksidant gjendet tetë herë më shumë tek korja se sa tek tuli.

Ky antioksidant quhet pronillysine dhe formohet gjatë gatimit të bukës, si të asaj me maja ashtu edhe asaj pa maja.

Është e pasur me fibër
Sipas të dhënave tue AgroWeb.org, buka përmban shumë fibër që ndihmon për tretjen dhe parandalimin e problemeve të sistemit tretës.

Pjesa që ka më shumë fibër është korja e saj.

Cila bukë është më e mira?
Antioksidanti magjik tek korja është në kulmin e vet kur buka piqet.

Studiuesit kanë zbuluar se buka e grurit dhe ajo e elbit kanë nivelin më të lartë të antioksidantëve.

Sipas tyre, është e rëndësishme të konsumoni bukë me drithëra të plotë, të papërpunuara dhe të pazhveshura nga ushqyesit.

Një bukë e tillë është e pasur me fibër dhe ushqyes të tjerë.

Sigurohuni që buka që blini të jetë 100% me miell të drithit të plotë.

Buka me miell gruri zakonisht bëhet me një përzierje të miellit të bardhë dhe miellit të drithit të plotë dhe përmban më pak fibër.

Lexo edhe :  E keni ditur? Mos e hani ushqimin shpejt pasi rrezikoni shumë

Rrjedhimisht, një bukë e tillë ka më pak vlera.

Gjithsesi sigurohuni që të konsumoni më shumë kore nga buka juaj për të marrë më shumë vlera./AgroWeb

Të fundit

“Po kokat pse nuk goditen?”/ Balla reagon pas megaoperacionit të SPAK

Ministri i Brendshëm, Tulant Balla, ka komentuar ditën e sotme operacionin e organizuar nga SPAK për kapjen e “kokave”...

“Kur ishte shtatzënë i futi kokën në zbardhues”/ Detajet e reja nga vrasja e Enkelejdës

Shokues ka qenë rasti i 40-vjeccares shqiptare e cila u vra nga bashkëshorti i saj në Greqi ditën e djeshme. Vëllai i viktimës ka...

Keni bërë plane për plazh? Hidhini një sy parashikimit të motit për fundjavën

Keni bërë plane me shoqërinë apo familjen për të kaluar fundjavën në plazh? Epo kushtet atmosferike do t’iu zhgënjejnë. Ditën e shtunë vendi ynë...

Kryebashkiakja e Durrësit Emirjana Sako paraqitet në SPAK, zbardhen detajet paraprake

Kryebashkiakja e Durrësit, Emirjana Sako është paraqitur në SPAK. Ajo ka mbërritur e vetme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme rreth orës 14:00. Nuk dihet ende...

Fatjoni publikon videon, tregon të vërtetën për incidentin brenda ‘Big Brother’

Fatjon Kuqari ka postuar një video në Instagram, që bo bënë gjiron e rrjetit. Ai ka treguar pamje se si është rrëzuar dhe e ka...

Lajme të tjera

Web TV