U përplas me makinën e policis dhe u largua, dyshohet se kishte drogë në mjet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Kosovës njoftoi se një oficer i saj është lënduar pasi është goditur me veturë nga një i dyshuar për posedim droge në një fshat në veri të vendit.

I dyshuari i shpërfilli urdhrat e policëve për t’u ndalur për një kontroll në fshatin Suhodoll në Mitrovicë të Veriut, vend i banuar me shumicë serbe, dhe e goditi oficerin para se t’ia ka mbathte në këmbë nga vendi i ngjarjes, njoftoi Policia.

Në veturë e tij të braktisur janë gjetur lëndë narkotike, tha ajo.

“Gjatë tentimit për të ndaluar për kontroll një veturë të dyshuar, drejtuesi i veturës nuk ka ndaluar dhe me veturë ka sulmuar-goditur një zyrtar policor dhe po ashtu një veturë të policisë”, thuhet në një njoftim të Policisë së Kosovës.

Policët kanë përdorur armët e tyre të zjarrit “për të mbrojtur jetën dhe për ta vënë situatën nën kontroll”, pasi gjetën veten në një situatë ku seriozisht ishte e rrezikuar jeta e zyrtarëve policorë, tha ajo.

Nuk është raportuar për të lënduar nga të shtënat e policëve, sipas komunikatës.

“Në veturë është gjetur lëndë narkotike, dyshohet të jetë marihuanë (1,5 deri në 2 kg)”, thuhet në komunikatë.

Njësitet policore, përfshirë zyrtarë nga Njësia për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Policia theksoi se është duke e trajtuar rastin dhe se në koordinim me organet e drejtësisë do të ndërmarrë veprimet për të zbardhur këtë rast dhe arrestuar personin e dyshuar./O.S

Të fundit

Zbulohen magazinat ku stampoheshin veshje të kontrabanduara, 4 të arrestuar

Policia ka zbuluar në Rrugën e Arbërit, 2 magazina ku stampoheshin veshje të kontrabanduara, me logo false. Raportohet se 2...

Tirana gëlon nga turistët falë investimeve, mbi 10 milionë vizitorë në vit

Industria e turizmit në Shqipëri është rritur ndjeshëm vitet e fundit. Numrin më të madh turistik e e ka pasur Tirana. Kryebashkiaku Erion Veliaj, përmes një...

Qyteti ku nuk lejohet të vdesësh

Loja, Norvegji është një qytet i vogël në ishullin Svalbard, ku nuk lejohet të vdesësh! Kjo nuk është një ligj në kuptimin klasik, por një...

Humb jetën 37-vjeçari/ Hyri për tu larë në liqenin e Shkodrës dhe pësoi arrest kardiak

Një 37-vjeçar ka humbur jetën pasi ka hyrë për tu larë në liqenin e Shkodrës. Sipas të dhënave ai ka pësiar arrest kardiak pasi është...

Riviera mahnitëse Shqiptare, me plazhe të qeta dhe kuzhinë të shijshme

Ndërsa vera afrohet, shumë turistë janë në kërkim të destinacioneve të qeta dhe pa turma vizitorësh në Evropë, shkruhet në në një artikull të...

Lajme të tjera

Web TV