Albana Osmani thumbon kolegët dhe njerëzit mendojnë se e ka me Arbanën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një tjetër dramë, të paktën sipas njerëzve në internet. Këta të fundit mendojnë se Albana Osmani thumboi Arbana Osmanin.

Si nisi e gjitha? Në postimin ku Sara Hoxha i uron suksese bashkëshortit, Ledion Liços, për nisjen e sezonit të tretë të “Big Brother VIP Albania”, Albana Osmani shkruan:

“Publiku e ka dashur që fëmijë Ledionin. Nuk u bë ai që është as me stisje, as me bërryla, as me stil si shumëkush që publiku as e ka idenë, se janë mësuar të shohin vëtëm çfarë ‘shitet’ bukur shpeshherë. Ai është ndër më të mirët që ka pas dhe ka Shqipëria. Super profesionist! Do të jetë progres dhe shumë entertainment [argëtim] ta shohësh. Do jem duke duartrokitur për ju!”

Në komente, disa njerëz bien dakord me Albanën, e të tjerë vënë në dukje se sipas tyre komenti i drejtohet tërthorazi Arbanës.

Kujtojmë se Albana dhe Arbana nuk kanë pasur kurrë miqësi. E ftuar në “Shiko kush luan” kohë më parë, gjatë lojës “Paintball”, Albana u pyet se me “cilët gazetarë/prezantues nuk flet fare?”

“Kemi bërë qoka ‘Gëzuar Vitin e Ri’ njëherë në 700 vjet. Nuk e di, nuk kemi patur kurrë miqësi dhe nuk e kam kuptuar asnjëherë pse. Ndoshta ngaqë jam më e gjatë dhe i shoh gjërat pak më nga lart,” tha Albana para se të shënjestronte foton e Arbanës./E.Ç

Të fundit

Makina 670,000 euro i ministres “përçan” Turqinë

Ministrja e Familjes dhe Shërbimeve Sociale të Turqi, Mahinur Özdemir Göktaş, e vetmja grua dhe anëtarja më e re...

Hansi Flick do të bëjë një ndryshim të madh te Barcelona

Robert Lewandowski me shumë mundësi do luajë sezonin e fundit me Barcelonën dhe do largohet verën e ardhshme. Polaku mungoi ndeshjen e parë të...

Britania e Madhe: Gati të dërgojmë trupa për Ukrainën

Mbretëria e Bashkuar ka shprehur gatishmërinë për të dërguar trupa dhe për të mbrojtur hapësirën ajrore dhe protet e Ukrainës. Britania e Madhe thekson se...

Digjen katër automjete të ushtrisë gjermane, zjarr i qëllimshëm

Katër automjete të parkuara të ushtrisë gjermane u dogjën plotësisht në orët e para të së martës në Kassel. Sipas hetimeve të deritanishme të policisë...

U helmuan nga ushqimi, shënohet viktima e dytë në Itali

Një ngjarje tragjedi është regjistruar në qytetin italian të Cagliarit, ku kanë mbetur dy viktima pas helmimit në një festiva. Helmimi ushqimor ndodhi gjatë festivalit...

Lajme të tjera

Web TV