Deputeti gjerman shpërthen ndaj presidentit serb dhe i bën thirrjen e fortë BE-së

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti i Bundestagut të Gjermanisë, Josip Juratoviç, thotë se Bashkimi Evropian duhet t’i rishikojë negociatat me Serbinë për anëtarësim, pas parregullsive që u raportuan në zgjedhjet e mbajtura në muajin e kaluar.

Deputeti gjerman shpërthen ndaj presidentit serb dhe i bën thirrjen e

Juratoviç, mes tjerash theksoi se nuk mund ta tolerojnë më qasjen autokratike gjithnjë e më të fortë të presidentit serb, Aleksandar Vuçiç.

“Në politikën tonë të jashtme, ne nuk mund të zgjedhim gjithmonë partnerët me të cilët do të negociojmë. Por në këtë situatë, në të cilën drejtuesi i kampanjës shpërfill parregullsitë në zgjedhje dhe në këtë mënyrë shkel hapur rregullat demokratike, ne nuk mund ta tolerojmë më këtë dhe nuk jam i vetëm në mendimin se negociatat e mëtejshme të para-anëtarësimit ndërmjet Serbisë dhe BE-së duhet të “ngrihen” derisa të respektohen parimet themelore të sistemit të vlerave demokratike”, ka thënë Juratoviç, në një intervistë për mediumin malazez “Pobjeda”.

Deputeti vuri në pah se ata që duan të bashkëpunojnë duhet të respektojnë rregullat demokratike.

“Ajo që mund të ndikojmë është që ata që duan të bashkëpunojnë me ne duhet të respektojnë rregullat demokratike nëse duan të jenë partnerët tanë. Dhe ne do të vazhdojmë ta bëjmë këtë në të ardhmen. Këto zgjedhje janë kashta e fundit për tolerancën tonë ndaj qasjes autokratike gjithnjë e më të fortë të Aleksandar Vuçiqit dhe ndjekësve të tij”, tha deputeti i Bundestagut të Gjermanisë, Josip Juratoviç./kb

Lexo edhe :  Shokuese/ 48-vjeçari tenton të rrëmbejë vajzën 4-vjeçare, ja si shpëtoi e mitura

Të fundit

Dita e sotme me kthjellime, vranësira e reshje shiu

Ditën e sotme (15 korrik) vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike kryesisht të qëndrueshme. Sipas SHMU-së,...

Për herë të parë, Serbia në stërvitje të përbashkët me Kinën

Serbia dhe Kina pritet të zhvillojnë stërvitje të përbashkët ushtarake për herë të parë në fund të këtij muaji, njoftoi Ministria e Mbrojtjes e...

“Krim i dyfishtë”, Bushati shpërthen ndaj Ramës për Thethin

Analisti Andi Bushati u shpreh kritik ndaj qëndrimeve të kryeministrit Edi Rama lidhur me ndërtimet në Theth. I ftuar në një emision televiziv, Bushati tha...

Bamir Topi: Përplasja ime me Berishën nis pas Gërdecit dhe kulmon në 21 Janar!

Ish-presidenti Bamir Topi, në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV iu rikthye përpasjeve të ashpra madje edhe publike me kryeministrin Sali Berisha në vitet...

Shpërbërja e Inkuizicionit Spanjoll më 1834, fundi i një epoke terrori fetar

Më 15 korrik 1834, Inkuizicioni Spanjoll, një nga institucionet më famëkeqe të historisë europiane, u shpërbë zyrtarisht, duke i dhënë fund një periudhe prej...

Lajme të tjera

Web TV