Pse filmi biografik i Amy Winehouse po zemëron kaq shumë fansat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Është publikuar traileri i parë zyrtar i filmit biografik i Amy Winehouse, “Back To Black” nga “StudioCanal” dhe “Monumental Pictures”, i cili ka shkaktuar shumë zemërim në rrjet.

Reagimet nga fansat e Winehouse nuk ishin aspak pozitive, kritikët kritikuan mungesën e autonomisë së Winehouse mbi përfaqësimin e saj në film, akuzuan producentët e filmit për përfitime nga vitet e trazuara të këngëtares dhe pretenduan se biografia e saj erdhi shumë shpejt.

Filmi me regjisor Sam Taylor-Johnson, paraqet vitet e jetës së Amy Winehouse në Londër, si dhe rrugën e saj drejt famës, e luajtur nga aktorja Marisa Abella.

Përveç Abella-s, në “Back To Black” luan gjithashtu Jack O’Connell si ish-burri i Amy-t, Blake Fielder-Civil, Eddie Marsan si babai i saj Mitch, Juliet Cowan si nëna e saj Janice dhe Leslie Manville si gjyshja e saj Cynthia.

Sipas BBC, filmi ka miratimin e familjes së Amy, përmban shumë nga këngët e saj hit, të regjistruara dhe realizuara nga Abella.

“Zbulimi i një talenti si Marisa Abella është i ngjashëm me gjetjen e pluhurit të arit. Në momentin që ajo pa objektivin në audicionin e saj të parë, e dija se ishte aktorja perfekte për rolin e Amy Winehouse. Ajo bëri përpjekje të jashtëzakonshme dhe punoi shumë, duke kushtuar vëmendje ndaj çdo detaji dhe duke u praktikuar çdo ditë, me orë të tëra, për të qenë në gjendje të këndojë gjatë gjithë filmit. Ajo nuk e luan Amy-n, Amy jeton brenda saj“, tha regjisori i filmit, Taylor-Johnson.

Taylor-Johnson ka drejtuar më parë filmin biografik të John Lennon, si dhe filmin e parë “Fifty Shades of Grey”. Ndërsa Matt Greenhalgh shkroi skenarin për filmin “Back To Black”.

Back To Black do të shfaqet në kinematë në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandë më 12 prill 2024./E.Ç

Të fundit

Korçë, makina përplas këmbësoren me pasojë jetën

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën që të çon drejt fshatit Voskop. Sipas informacionit paraprak, një automjet...

Anglishtja, kusht për shoferët e kamionëve!

Administrata amerikane ka paralajmëruar se disa shtete mund të përballen me ndërprerje të fondeve federale nëse nuk zbatojnë rregullat e reja. Departamenti i Transportit bëri...

Putin “zbret” në festivalin e Venecias, Gaza dominon eventin

Venecia ka shtruar tapetin e kuq dhe është gati të mirëpresë ajkën hollivudiane, në edicionin e 82-të të festivalit prestigjoz të filmit. Yje të kinemasë,...

Piktura holandeze e vjedhur nga nazistët gjendet në Argjentinë

Më shumë se 80 vjet pasi u vodh nga nazistët nga një tregtar i artit hebre në Amsterdam, një portret i një mjeshtri italian...

Trump: Dënime me vdekje për vrasësit në Uashington

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë të martën se do të kërkojë dënime me vdekje për vrasësit në Uashington, në kuadër të luftimit të...

Lajme të tjera

Web TV