Shërbim i detyrueshëm ushtarak në Kosovë? Ekspertët e sigurisë zbulojnë detajet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ekspertët e sigurisë e shohin të pamundur për momentin që Kosova ta bëjë të detyrueshëm shërbimin ushtarak.

Sipas tyre për këtë ndikojnë disa rrethana, ku më kryesoja është ajo e mungesës së mbështetjes financiare.

Afrim Veseli: Konsideroj që në këtë fazë në të cilët gjenden Forca e Sigurisë së Kosovës ndoshta është e pamundshme. Arsyeja është se në planin tranzitor të saj ajo ende nuk i ka arritur kapacitetet e saj të plota operacionale. Arsyeja e dytë është se nëse vjen deri te ajo, buxheti i tanishëm i Forcës së Sigurisë së Kosovës nuk mjafton.

Ndërsa Drizan Shala e sheh të rrugëdaljen për garantimin e sigurisë së Kosovës bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtar.

Drizan Shala: Ne do të duhej avancim edhe më tutje në bashkëpunim dhe bashkërendim me nivelin politik ndërkombëtar dhe të arrijmë marrëveshje eventuale me partnerët mike të Kosovës në raste se do të cenohet integriteti territorial i Republikës së Kosovës.

Për të mundësuar këtë ai rekomandon që në nivelin taktik Kosova duhet të bashkërendojë veprimet me Shqipërinë, në nivelin operacional me ushtrinë turke dhe në nivelin strategjik me ushtrinë e Kroacisë./kb

Të fundit

Blushi: Meta u divorcua nga Kryemadhi pasi u zbulua përdorimi i kartave

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka deklaruar në emisionin "Real Story" se përdorimi i kartës...

Egnatia eliminohet me turp nga Champions League

Egnatia është eliminuar me turp nga Champions League. Kampionia e Shqipërisë është mposhtur me rezultatin 5-0 në ndeshjen e kthimit të fazës se parë,...

Aksident në Vlorë, automjeti përplaset me motorin! Plas grushti pas ngjarjes

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e së martës në Vlorë, në zonën e plazhit të vjetër, ku një automjet është përplasur me një...

Ronaldo rikthehet në Serie A? Klubi italian i befason të gjithë

Cristiano Ronaldo mund të rikthehet në Serie A! Como raportohet se është i interesuar për transferimin e yllit portugez, edhe pse ai është në...

Trump humb durimin: Nuk do mbaj anën e askujt

Donald Trump në një deklaratë nga Shtëpia e Bardhë ka deklaruar i prerë se në luftën Rusi-Ukrainë nuk mban anën e askujt. Kjo deklaratë erdhi...

Lajme të tjera

Web TV