Si u prit rikthimi i Ledionit në ekran?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mbrëmë, më 13 janar 2024, nisi edicioni i tretë i “Big Brother VIP Albania”, këtë herë, nën moderimin e Ledion Liços, i cili rikthehet pas një mungese të gjatë në ekran.

Fillimisht, kur u përfol e më pas u konfirmua se këtë vit nuk do të ishte Arbana Osmani ajo që do të prezantonte reality-show-n, njerëzit ishin goxha skeptikë dhe e lidhën edhe gjithë spektaklin me prezantimin e saj, gjithsesi Ledioni, megjithëse ishte dukshëm i emocionuar (sidomos gjatë pjesës së parë), ia doli që edhe pa skaletë të moderonte, të thoshte batuta dhe ta mbante vëmendjen e publikut, edhe pse spektakli nisi në orën 21:00 dhe mbaroi rreth orës 2:00 të mëngjesit.

Por, si e priti publiku rikthimin e tij? Komentet ishin përgjithësisht pozitive, duke vlerësuar faktin që Ledioni nuk kishte një skaletë në duar.
Por, edhe komente që kërkonin moderimin e Arbanës.

Shumica e komentuesve u përshtat me ndryshimin e ri dhe e përqafuan moderimin e Ledion Liços, ndërsa disa të tjerë, ende janë nostalgjikë për moderimin e Arbanës. Megjithatë, duhet theksuar se është thjesht mbrëmja e parë e spektaklit dhe nuk mjafton një mbrëmje kaq e gjatë për të përcaktuar se si publiku e pret Ledionin. Në prime-t në vijim, besojmë se kemi shumë për të parë./E.Ç

Të fundit

Reshje shiu, breshër dhe shtrëngata, parashikimi i motit 5 gusht 2025

Ditën e martë vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet fillimisht me...

Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme

Ndër përbërësit natyralë që janë dashur me kalimin e kohës për vetitë e tyre të dobishme në kujdesin e lëkurës, përfshihet edhe mjalti. I pasur...

Kush është Margo Martin, gruaja “hije” e Trump që e ndjek kudo

I veshur me një kostum blu të errët, këmishë blu të çelët dhe kravatë ngjyrë burgundy, presidenti Donald Trump largohet nga Shtëpia e Bardhë...

Një zbulim që mund të rishkruajë historinë e lundrimit

Zbulimi i anijes 3,300-vjeçare në ujëra të thella pranë brigjeve të Izraelit përmbys idetë tona për aftësitë detare të qytetërimeve të lashta Një zbulim arkeologjik...

Zgjedhjet mbaruan, por kush do jenë ministrat? IA zbulon qeverinë e re të Ramës

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se në fund të muajit Gusht do të zgjedhë kabinetin e ri.  Në një kohë ku të gjithë presin...

Lajme të tjera

Web TV