Çfarë thoshte dikur Jul Deda për Big Brother: I dëmshëm, amoral

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Siç u fol ende pa nisur edicioni i tretë i Big Brother VIP, aktori i humorit Julian Deda, u bë pjesë e tij, mirëpo, ca vite më parë, mendonte ndryshe, jo vetëm për të hyrë por edhe për ta parë nga ekrani. Fjalët e tij kanë qarkulluar në rrjetet sociale menjëherë pas hyrjes së tij në shtëpi.

Në një shkrim të vitit 2015, ai e kishte quajtur Big Brother një emision të dëmshëm dhe pa sens, ndërsa sot është pjesë e emisionit.

“Duke shëtitur nëpër kanet e TV me telekomandë në dorë, ndalova padashje (që mu thaftë gishti) te Big Brother. Për kuriozitet, vendosa ta shoh për 10 minuta. Përfundimisht, nuk mund të ketë emision më amoral, asocial, të dëmshëm dhe pa sens se ky. Jo vetëm që nuk të mëson asgjë të mirë, por të shkatërron edhe ato pak parime që ti i ke mësuar në jetë dhe që prindërit dhe mësuesit janë përpjekur të ti ngulisin në mendje dhe në zemër”, shkruan Juli. Vitin e fundit, siç duket, ka ndryshuar tërësisht mendim!/E.Ç

Të fundit

Meta po investon miliarda dollarë në syze inteligjente

Kompania amerikane e teknologjisë Meta ka blerë një aksion minoritar në prodhuesin më të madh të syzeve në botë,...

Senatori amerikan Graham: Po afron një “pikë kthese” në luftën Rusi-Ukrainë

Senatori amerikan, Lindsey Graham, tha se po afron një “pikë kthese” në luftën Rusi-Ukrainë. Senatorët Richard Blumenthal dhe Lindsey Graham, duke u shfaqur në...

Ajsbergu masiv i afrohet këtij fshati të vogël, banorët të alarmuar

Një ajsberg me “përmasa titanike” është afruar në mënyrë të rrezikshme pranë një fshati të vogël në Grenlandë, duke kërcënuar shtëpitë e banorëve. Sipas një...

Krybashkiaku i Hasit nuk i bindet Ramës: Nuk kam në plan të shkarkoj asnjë punonjës

Kryetari i Bashkisë Has, Miftar Dauti, u shpreh në reagim për TCH se nuk e ka në plan të shkarkojë asnjë punonjës, vetëm nëse...

Plumbat e luftës, brenda muzeve fantazmë të Ukrainës

Ekspozitat zëvendësohen nga fragmentet e luftës dhe pushtimit nga Charlotte Higgins Një statujë gjigante e stilit kubist nga epoka sovjetike, që përfaqëson një ushtar prej betoni...

Lajme të tjera

Web TV