Ditën e sotme, në emisionin “Rudina” në Tv Klan, ka qenë e ftuar një vajzë bukuroshe shkodrane, grua e suksesshme në karrierë, Belina Pupa. Ajo njihet edhe për lidhjen e saj me aktorin e njohur të humorit, Elvis Pupa, ndaj nuk mund të mungonin edhe detajet rreth lidhjes së tyre.
Ajo tregoi se bashkëshortin e saj, e ka takuar rastësisht në Velipojë dhe nga aty nisën bisedat e ngacmimet e para. Pupa gjithashtu u shpreh që ka qenë një fanse e aktorit, por kur u takuan për herë të parë, nuk e dha veten.
Tani, ata kanë krijuar një familje të bukur dhe kanë 14 vite që janë bashkë.
Rudina Magjistari: Tani, unë kam lexuar që ti me Elvisin jeni njohur në Velipojë. Ti kishe ardhur me pushime?
Belina Pupa: Po, rastësisht! Si tha ai, tha: “Me njerëzit e gabuar, vendin e gabuar, por u mblodhëm” (duke qeshur).
Rudina Magjistari: Ka qenë verë besoj?
Belina Pupa: Verë, po, dhe unë u dashurova me Elvisin. Nuk u dashurova në Velipojë, por faktikisht ai më fliste mua gjatë gjithë kohës, thosha: “Po ky sa muhabet është duke më dhënë, sa lezet. Qenka djalë i mirë”, e kështu filloi muhabeti. Pastaj e filluam lidhjen tonë 3 muaj më mbrapa. Më shkruajti, i shkruajta, filluam të ngacmoheshim. Mos ta zgjas shumë meqë kohën e kemi të shkurtër. Bëj shaka (duke qeshur).
Rudina Magjistari: Ti e di që Elvisin e duan shumë në Shqipëri, një aktor shumë i këndshëm dhe e admirojnë shumë. Ti ishe në dijeni të këtij fakti kur e njohe?
Belina Pupa: Unë isha shumë fanse e Elvisit të them të drejtën, por isha duke e mbajtur veten që: “It’s okay”, indiferente. Por që jo, e kam pasur xhan Visin që herën e parë që e kam takuar sepse, mënyra se si një djalë shqiptar i asaj kohe, kultura dhe kapaciteti, ishte shumë njeri i qetë dhe që mua më la shumë dashamirësi. Kështu filloi.
Rudina Magjistari: Filloi pak nga pak dhe ju sot sa vite keni me njëri-tjetrin?
Belina Pupa: 14.
Rudina Magjistari: 14 vite!
Belina Pupa: Shumë.
Rudina Magjistari: Më pas, pas njohjes tuaj, u zhvendosët në Australi?
Belina Pupa: Jo, pas njohjes tonë ikëm në Amerikë. Qëndruam 3 vite e gjysmë “on and off”, se vinim dhe shkonim në Tiranë. Pastaj, vitin e 4-t, pas martesës sonë thamë: “Let’s go to Australia”, shkojmë në Australi./e.t