Tensionet e krijuara në sallën e Parlamentit duket se kanë vijuar edhe pasi deputetët kanë dalë jashtë me mbylljen e sesionit parlamentar nga Lindita Nikolla.
Në një video të siguruar nga media shfaqet deputeti demokrat Flamur Noka, i cili mban një pajisje zhurmuese ndërsa pak metra më tutje kreu i PD-së Lulzim Basha flet për gazetarët.
Pajisjet zhurmuese u përdorën edhe gjatë mbajtjes së seancës, e cila u ndërpre pas tensioneve që nuk u ndalën as në sesionin e parë të vitit 2024./O.S