3 probleme shëndetësore që i “zgjon” i ftohti

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dimri fsheh shumë kurthe dhe rreziqe, jo gjithmonë të lehta për t’u shmangur. Edhe pse këtë vit nuk ka pasur ngjarje ekstreme të motit që rrisin shanset për aksidente të rënda, prania e fortë e koronavirusit, gripit dhe infeksioneve të tjera respiratore e bën të domosdoshme marrjen e masave që i mbajnë larg.

Megjithatë, me rënien e temperaturës dhe me ndryshimin e motit, “zgjohen” edhe sëmundjet që mund t’i keni pasur të fshehta.

Çrregullime nga sfera mendore

Çrregullimi afektiv sezonal (SAD) është një lloj depresioni që zakonisht ndodh me ndryshimin e stinëve dhe i atribuohet më së shumti uljes së dritës së diellit dhe niveleve më të ulëta të neurotransmetuesve si serotonina dhe dopamina. Të moshuarit, në veçanti, mund të përjetojnë ankth nëse duhet të dalin jashtë në mot të keq, duke çuar kështu në një ndjenjë më të fortë izolimi. Shoqërimi, shëtitjet gjatë ditës ose vendosja e një karrigeje afër dritares për të lejuar dritën natyrale përfshihen në rutinën e rekomanduar të Dr. Cheng për të kompensuar efektet negative të dimrit.

Problemet e lëkurës

Ndryshimet e temperaturës – ftohtë jashtë, nxehtë në shtëpi – si dhe nivelet e lagështisë do të ndikojnë në lëkurë, veçanërisht në rastet e sëmundjeve kronike të lëkurës si psoriasis dhe dermatit atopik ku ekziston rreziku i shpërthimeve. Disa nga masat mbrojtëse përfshijnë hidratim adekuat, si të trupit me konsum të lëngjeve ashtu edhe të lëkurës me produkte të përshtatshme.

Sëmundjet e frymëmarrjes

“Në përgjithësi, ne e dimë se njerëzit reagojnë ndaj temperaturës në mënyra të ndryshme, ” thotë doktori, duke përmendur raste të njerëzve me astmë që ndjejnë se gjendja e tyre përkeqësohet me të ftohtin, ndërsa të tjerë gjejnë lehtësim në lagështinë e dimrit./E.Ç

Të fundit

Amber tallet keq me Gjestin: “Kush është ky, Frederik Ndoci?”

E ftuar në një intervistë televizive, Amber Candy ish-banorja e “Big Brother VIP 4”, foli më shumë për periudhën...

Pse po përshkallëzohen luftërat që Trump premtoi se do t’i përfundonte?

Analizë nga Brett H. McGurk | CNN | Gjatë fushatës elektorale, Donald Trump premtoi se do t’i jepte fund luftës në Ukrainë ditën e parë...

Berisha: Farsa e 11 majit, hapi vendimtar për konsolidimin e narkoregjimit në Shqipëri

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konferencë për shtyp, denoncoi atë që ai e quan si “farsë elektorale” duke e konsideruar si “më...

Thashethemet “ndezin” rrjetin, Angelina Jolie dhe Johnny Depp në një romancë të fshehtë ?

Prej kohësh qarkullojnë thashetheme për një lidhje të mundshme dashurie midis Johnny Depp dhe Angelina Jolie.  Ata u takuan në xhirimet e filmit të...

Bota nuk mund të rrijë duarkryq ndërsa Gaza po përballet me urinë masive

Nga José Andrés Katërdhjetë vjet më parë, ndërgjegjja e botës u trondit thellësisht nga imazhet e fëmijëve të dobësuar dhe foshnjave të uritura që vdisnin...

Lajme të tjera

Web TV